Analizë/ Në prag të regjistrimit diaspora nuk ndihet e gjallë, nevojitet numri i saktë i shqiptarëve

Shkup, 1 shtator – Kanë mbetur edhe katër ditë deri në fillimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, e që nga muaji mars shtetasit e vendit tonë që jetojnë jashtë vendit kanë pasur mundësi që të vet-regjistrohen, ku në bazë të të dhënave të deritanishme diaspora në Europë prinë sa i përket numrit të të regjistruarve, por që në përgjithësi numri i qytetarëve të vendit tonë që jetojnë është shumë më i lartë se sa tregojnë shifrat e deritanishme.

 

Regjistrimi i popullsisë është një faktor shumë i rëndësishëm për shtetet, pasi në bazë të numrave që japin ato, ndihmojnë qeveritë në krijimin e politikave të mirëfillta përmes së cilave do të mundësohet zhvillimi i përgjithshëm, dhe në rast se ata mungojnë, atëher shteti është në errësisë sa i përket njohurive për gjendjen reale në territorin e saj, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut është një nga të rrallet vende në botë të cilat nuk kanë realizuar regjistrim për një kohë shumë të gjatë, pasi regjistrimi i fundit në vendin tonë është bërë në vitin 2002, pra ne si shtet nuk kemi realizuar një proces të tillë për 19 vjet, që kjo është një dështim shumë i madh i institucioneve dhe vet shtetit tonë.

Përpjekjet për regjistrim nuk kanë munguar në vendin tonë, por që të gjitha përpjekjet për të kanë dështuar, pasi pos një aspekti statistikor, kjo në vendin tonë ka edhe ngarkesë etnike, pasi te drejtat dhe privilegjet e një pjese të popullsisë janë të varur nga numrat, e kjo ka bërë që ky proces të jetë më i komplikuar dhe njëkohësisht më i ndjeshëm se në vendet tjera, ku të drejtat e qytetarëve nuk janë të përcaktuar me numra.

Regjistrimi i fundit ishte paraparë që të mbahet nga 1 deri në 21 prill të këtij viti, por pas kundërshtimit të opozitës maqedonase dhe kërcënimiit për bojkot, u arrit një marrëveshje politike për shtyrjen e saj për në muajin shtator të këtij vitit.

Edhe pse regjistrimi i brendshëm u shtye, qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë në vende e tjera kanë pasur mundësi që të vet-regjistrohen që nga muaji mars, e që në fillim të kampanjës gadishmëria e tyre për tu regjistruar ishte shumë e lartë, por që ky vullnet dhe entuziazëm u godit fuqishëm nga marrëveshja për shtyrjen e saj, pasi menjëher pas konfirmimit për shtyrje, numri i të regjistruarve ra ndjeshëm.

Nuk egzistojnë të dhëna se sa është numri i përgjithshëm i qytetarëve tanë që jetojnë jasht vendit, por numri i tyre besohet së është diku 450-650 mijë, ndërsa numri i atyre që janë regjistruar deri më tani është 190.824 persona, e kjo tregon se përqindja e atyre që janë regjistruar është dukshëm më i ulët se i atyre që realisht jetojnë në diasporë.

Numri më i madh i diasporës sonë, gjendet në shtetet e Europës, dhe si rezultat i saj edhe numri më i madh i të regjistruarve vjen nga ky kontinent, por gjithashtu kemi persona të cilët janë regjistruar edhe nga kontinente tjera, ku jetojnë qytetarët tanë, shkruan Zhurnal.

Të dhënat e Entit Statistikor të datës 31.08.2021 sa i përket numrit të personave të regjistruar në bazë të shteteve:

ShtetiNumri i të regjistruarve
Zvicër62.556
Gjermani43.368
Itali26.878
Australi11.066
SHBA8210
Belgjik4628
Danimarkë4085

Këto janë vetëm disa nga shtetet me numrin më të madh të të regjistruarve, por përsëri numri i tyre është i ulët, por shpresojmë që në ditët në vijim numri i tyre do të rritet me fillimin e regjistrimit të brendshëm.

Shteti duhet që të ndërmarrë masa që të stimulojë regjistrimin apo edhe të krijojë mekanizma për të pasqyruar numrin e qytetarëve të vendin tonë, qofshin jashtë apo brenda, pasi vetëm në këtë mënyrë ne mund të dimë numrin real të popullatës sonë dhe në këtë mënyrë mund të krijojmë politika të mirëfillta zhvillimore./Zhurnal.mk

Related posts

Në vend të pacientëve qentë ecin nëpër dhoma në spitalin e Kërçovës

N E

Pjesë të disa komunave të Shkupit nesër pa energji elektrike

D V

Mickoski: Zaev ka propozuar këshilltaren e tij për anëtare të Këshillit Gjyqësor

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com