Analizë nga regjistrimi/ Nataliteti në rënie, mortaliteti në rritje e popullata po shtohet, si mundet?

Shkup, 1 tetor – Dje përfundoi procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, deri më tani të dhënat paraprake tregojnë se janë regjistruar mbi 1.8 milion banorë në vend dhe mbi 200 mijë në diasporë, pra kemi një rritje të popullatës në krahsim me vitin 2002, por që këto shifra janë disi të çuditshme duke marrë parasysh uljen e natalitetit, , rritjen e moralitetit, rritjen e emigrimimeve, të gjithë këto janë të dhëna që na bëjnë të kemi një dozë dyshimi për këto numra.

Regjistrimi i popullsisë është i një rëndësie të veçantë për shtetet, pasi përmes tyre krijohet një pasqyrë më e qartë, për gjendjen e përgjithshe të vendit, e që më pasë në bazë të tyre krijohen edhe politikat zhvillimore. Është hendikep i madh për një shtet i cili nuk ka të dhëna të tilla, pasi në mungesë të tyre nuk mund të krijojhen politika dhe projekte të mirëfillta, apo edhe kur krijohen ato janë gjysmake dhe nuk ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit, shkruan Zhurnal.

Në pjesën më të madhe të vendeve, procesi i regjistrimit të popullatës është një ndërmarrje statistikor, por kjo nuk vlen edhe për shtete multietnike, sidomos në ato vende si Maqedonia e Veriut ku numri i banorëve përcakton edhe të drejtat e një grupi, atëherë ajo merr ngjyrime etnike duke e bërë atë më të ndjeshëm dhe me më shumë impakte në jetën e përditshme.

Maqedonia e Veriut regjistrimin e fundit e ka bërë në vitin 2002, dhe që nga ajo kohë janë bërë shumë përpjekje për të realizuar një proces të tillë, por që e njeta kishte dështuar vazhdimisht, duke u krijuar pretekste të ndryshme. Regjstimi i këti viti ishte paraparë që të mbahet në prill, por që pas kërcënimit për bojkot ajo u shty dhe e njejta u mbajt nga 5 shtatori deri në 30 shtator të 2021.

Të dhënat paraprake flasin për 1. 832.696 persona të regjistruar në vend dhe 204.805 qytetarë të vetë-regjistruar në diasporë, pra gjithësej vendi ynë ka 2.037.501 banorë, që është një shifër e lartë, në qoftë se marrim të dhënat e Entit Statistikor sa i përket nataliteti dhe moralitetit. Në bazë të regjistrimit të vitit 2002, Maqedonia e Veriut ka pasur gjithësej 2.022,.547 banorë, ndërsa në regjistrimin e këti vitit ajo ka 14.954 banorë më shumë, por që është disi e çuditshme se si ka dalur ky numër.

Numri i popullsisë sipas të dhënave të Entit Statistikor të Maqedonisë së Veriut:

Vitet201020152020
Numri i banorëve2.057.2842.071.2782.068.808
Meshkuj1.030.8801.037.6011.035.218
Femra1.026.4041.033.6771.033.590

Sipas këtyre të dhënave Maqedonia e Veriut ka gjithësej 2,068,808 banorë, që është 2,470 banorë ose 0.1 % më pak në krahasim me vitin 2015 dhe 11 524 banorë ose 0.6 % më shumë në krahasim me vitin 2010, shifër e cila ngjall kurreshtje se si është e mundur duke marrë parasysh komponentat tjera demografike që ka vendi ynë, shkruan Zhurnal.

Ndërsa sa i përket strukturës së moshës, popullsia e Maqedonisë po plaket, pasi në periudhën nga 2010 deri në 2020, pjesa e popullsisë së re (0-14 vjeç) u ul nga 17.4 % në 16.1 %, dhe pjesa e popullsisë së vjetër (65 e lart) u rrit nga 11.7 % në 14.8 %, e që këto janë shifra mjaft shqetësuese.

Statistikat e lindjeve, vdekjeve, martesave dhe divorceve nga Enti Statistikor i Maqedonisë së Veriut:

Statistikat vitale201020152020
Numri i lindjeve24.29623.07519.031
Numri i vdekjeve19.11320.46125.755
Martesat14.15514.18510.278
Divorcet1.7202.2001.569

Këto të dhëna na tregojnë që në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2020, numri i lindjeve u ul me 5.265, ndërsa e shprehur me përqindje ajo një dekad më parë ishte 11,8 % ndërsa në vitin parakprak ajo ishte 9.2 %  (lindje në 1000 banorë).

 Krahasuar me vitin 2010 numri i martesave shënoi rënie me 27.4 % gjithashtu edhe divorcet shënuar rënie me 8.8 %, por që kjo vinte si pasojë e uljes së ndjeshme të martesave.

Të dhënat e Entit të Satatisktikave për numrin e linnjeve dhe vdekjeve për 1000 banorë:

Lindjet dhe vdekjet në 1000 banorëLindjetVdekjet
201011.89.3
201511.19.9
20209.212.4

Lindjet në 1000 banorë për një dekadë kanë rënë për 2.6, ndërsa në të njejtën kohë vdekejet për një dekadë janë rritur me 3.1, këto janë shifra të frikshme, dhe në të njejtën kohë të japin indicje se në çfarë drejtimi është duke shkuar demokrafia e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.

Të dhenat e Entit Statistikor të Maqedonisë së Veriut sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve:

Të dhënat për arsimin2009-20102014-20152019-2020
Nxënësit në arsimin fillor211.857193.747188.350
Nxënësit në arsimin e mesëm96.31184.04770.402
Arsimi i lartë57.89459.35951.734

Situata në arsim paraqitet e zymtë, pasi kemi rënie të madhe të numrit të nxënësve në të gjitha nivelet, e kjo është shenjë e rënies së numrit të banorëve e cila po vie si pasojë e uljes së natalitetit dhe emigrimet masive që kanë ndodhur në vendin tonë në dekadën e fundit.

Në arsimin fillor numri i nxënësve është ulur shumë , ku nëse bëjmë një krahasim me vitin 2009-20210 me atë të 2019-2020 atëherë do të shohim se numri i nxënësve ka rënë me 23.507 apo 11.1 % më i vogël për një dekadë.

Fatkeqësisht e njejta situatë po paraqitet edhe në arsimin e mesëm ku nësë bëjmë një krahasim me vitin shkollor 2009-2010 dhe atij 2019-2020 atëherë do të shohim se numri i nxënësve është ulur me 25.909 apo 26.9 % për një dekadë.

Numri i studentëve po përjeton të njejtin fat si atë atyre të dy cikleve të më parshme, e që vie si pasojë e uljes së numrit nxënësve, ku në vitin akademik 2009-2010 në krahasim me atë 2019-2020 numri i studentëve ka rënë 6.160 apo 10.6 % për një dekadë, shkruan Zhurnal.

Këto janë disa nga të dhënat e Entit Statistikorë sa i përket demograsifë së vendit tonë, e që të gjithë këto na tregojnë se për një dekadë vendi ynë ka rënie të madhe të lindshmërive, martesave, numrit të nxënësve, ndërsa në të njejtën kohë ka rritje të mortalitetit, ku pavarsisht të gjithë këtyre të dhënave në krahasim me vitin 2002 tani kemi rritje të popullsisë me 14.954 banorë, por që këto të dhëna janë kontradiktore, që mund të ngjalline dhe dyshim për besueshmërinë e procesit.///Zhurnal.mk

Related posts

Zgjedhjet Lokale / Kërçova do ta vulosë fatin politik të Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit

R Zh

Ganiu: Punët e mira me miq të mirë, Xhamia në Fushë Tophanë më e madhja në vend

D V

Sot 26 viktima dhe 906 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More