Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Pandemia përmirësoi cilësinë e ajrit në botë

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 19 maj – Zhurnal.mk – Kovid-19 ishte një pandemi e cila shkaktoi shumë efekte në shoqërinë njerëzore, por fat në fatkeqësi ishte fakti se mbyllja që virusi na detyroi të bëjmë ndikoi pozitivisht në përmirsimin e cilësisë së ajrit në botë, pasi ndotja e saj në vitet e fundit kishte arritur në shifra alarmante.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ajri i ndotur është shkaktari i rreth 7 milion vdekjeve në vit përshkak se ajo shkakton rreth 24% të të gjitha vdekjeve tek të rriturit nga sëmundjet e zemrës, 25 % të godtjeve në tru, dhe 23 %  kancerit në mushkëri dhe shkakton pasoja të tjera të cilët çojnë në fatalitet. Po sipas këtyre analizave rreth 91 përqind e popullatës apo 9 nga 10 persona në botë jetojnë në zona ku pastërtia e ajrit është dukshëm nën kufijtë që ka vendosur OBSH, shkruan Zhurnal.

Rreth 4.5 milion njerëz çdo vit në botë vdesin parakohe si rezultat i drejtëpëdrejtë i ndotjes së ajrit, ku në vitin 2020 kanë vdekur 10.2 milion njerëz më shumë se në vitin 2012 dhe 8.7 milion njerëz më shumë se në vitin 2018, kurse në Britaninë e Madhe vlersohet se ndotja e ajrit është shkaktarja e 23.500 vdekjeve të parakohshme.

Mbi 90% e vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit ndodhin në vendet të cilët kanë të ardhura të ulëta dhe të mesme që kryesisht janë vendet e Afrikës, Azisë, por nuk mungojnë as vendet e Europës. Rreth 3 miliard  apo 40 % e popullatës së botës nuk kanë qasje në burimet energjetke të pastra që përbën edhe shkaktarin kryesorë të ndotjes së ajrit në botë.

Ndotja e ajrit përfshin të gjitha vende pa dallim si ato të zhvilluara edhe ato në zhvillim, ku Europa që është një nga vendet me të zhvlluar në botë, por që ndoja e ajrit ishte aq alarmante saqë ajo shkurtoi mesataren e vdekjes në kontinet me një vit, ndërsa në Kinë mendohet se ajri i ndotur është shkaktari i më shumë se 500.000 vdekjeve në vit, ndërsa India është vendi më i ndotur në botë dhe me numrin më të lart të njerëzve me sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes.

Ndotja e ajrit ka një kosto të fuqishme ekonomik e cila sipas Bankës Botërore vlersohet të jetë rreth 3 trilion dollar në vit që është rreth 3.3 % e Bruto Prodhimit Botëror e cila është një shifër shumë e lartë dhe me impakt të fuqishëm në jetën ekonomike dhe sociale të shteteve.

Mbyllja që shkaktoi pandemia kishte një efekt të fuqishëm pozitiv në cilësinë e ajrit, pasi kufizimi i lëvizjes së automjeteve dhe mbyllja e fabrikave të cilët janë ndër shkaktarët kryesor të ndotjes në botë dha efekte në pastrimin e ajrit, shkruan Zhurnal.

Nga 106 vende në të cilën është monitoruar cilësia e ajrit dhe është bërë krahasim me vitin parapandemik theksojnë se me rreth 84 % është pastruar cilësia e ajrit kurse qytetet e botës raprtojnë se cilësia e ajrit në to ëshë pastruar me rreth 65 % e cila është një e dhënë shumë e mir se si mbyllja nga virusi ndikoi që ajri në botë të përmirsohet.

Qytetet kryesore dhe më të populluara të botës raportuan përmirsimin e cilësisë së ajrit ku kjo shifër në 2000 në krahasuar me 2019 ishin: Pekini (Kinë) -11%, Çikago (SHBA) -13%, Delhi (Indi) -15%, Londër (Britani e Madhe) -16%, Parisi (Francë)-17% dhe Seul (Koreja e Jugut)- 16%.

Në Europë përmirsimi I cilësisë së ajrit ndikoi në uljen e vdekshmërisë me rreth 11.000 persona, ndikoi në uljen e lindjeve të parakohëshme me rreth 600 dhe uli numirin e fëmijëve të cilët diagnostifikoheshin me sëmundjen e asmës me rreth 6000 persona.

Në Kinë 86% e qyteteve të saj patën ajër më të pastër se sa në vitin 2019 ku niveli i ndotjes ishte më i ulët me rreth 30 % se sa normalja që ka ky vend, e njeta gjë është edhe në Indi e cila kishte përmirsim të cilësis së ajrit me 63 % në krahasim me vitin parapandemik,  të cilët janë dy nga vendet me të populluara në botë.

Ndërsa në Europën juglindore shtetet me nivele më të larta të ndotjes me grimcat e rrezikshme PM2.5 janë:  Bosnjë-Hercegovina, Maqedonina e Veriut dhe Bullgaria.

Pandemia krahas pasojave të mëdha që solli kishte edhe efekt pozitiv, pasi ajo përmirsoi ajrin e cila ndikoi drejtpërsëdrejti në uljen e numrit të vdekshmërive dhe komplikacioneve tjera shëndetësore që sjell ndotja, dhe kjo mbyllje mund të na ofroj recetën se si mundet që të ulet niveli i ndotjes në botë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit vendosi tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në lagjen “Gazi Babë”

R Zh

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

R Zh

Aleanca për Shqiptarët: Nxënësve u kërkohen para për dëftesa, partia e korruptuar, BDI të ndalojë keqpërdorimet

R Zh

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

R Zh

Zaev: LSDM-ja është favorite në zgjedhjet lokale

R Zh

Vazhdojnë rregullat aktuale për hyrje në Greqi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...