Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë: Pandemia rriti numrin e vetvrasjeve në Maqedoni dhe botë

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 16 korrik – Bota po përballet me problematika dhe sfida të shumta, e njëra nga këto është numri i lartë i vetëvrasjeve, të cilat janë shëndrruar në një problem serioz në nivel global, pasi numri i tyre po shënon rritje të vazhdueshme, duke e bërë që ajo të jetë një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve, ndërsa këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as Maqedonia e Veriut, e cila në vitin e fundit shënoi rritje të këtyre rasteve, shkruan Zhurnal.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë vetvrasjet shkaktojnë vdekjen e 703 000 njerëzve çdo vit në tërë botën, e që kjo në vitin 2019 ishte e barabartë me më shumë se 1 në 100 vdekje në nivel global, duke e renditur atë si shkaktaren e 17 për numrin e fataliteteve dhe në çdo 40 sekonda ndodhë një gjë e tillë, e ky fenomen në 45 vitet e fundit është rritur me 60 %. Vetvrasja sipas kësaj organizate shkakton më shumë vdekje se malarja, HIV/ AIDS, kanceri i gjirit, apo luftrat, e pjesa më e madhe e tyre apo 77 % ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta apo të mesme.

Arsyet që çojnë në një akt të tillë janë të ndryshme, por përgjithësisht kanë të bëjnë me : Depresioni, çrregullimet mendore, çrregullimet e lidhura me drogën dhe alkoolin, sëmundjet, marrëdhëniet e prishura të dashurisë, humbja e shpresës, dhimbjet dhe sëmundjet kronike, izolimi social dhe shumë shkaqe tjera që mund ta çojnë një njeri drejt një akti të tillë.

Në vitin 2019, nivelet e vetëvrasjeve ishin më të larta në mesin e të rriturve nga mosha 45 deri në 54 vjeç (19.60 për 100,000) dhe 55 deri 64 vjeç (19,41 për 100,000), kurse normë më të lartë në këtë vit kishin të rriturit e moshës 85 vjeç ose më të vjetër (20,12 për 100,000), e kjo është e vetmja grupmoshë me një rritje të normës nga 19.07 në 2018 në 20.12 në 2019. Grupet më të reja në moshë kanë pasur vazhdimisht ulje të vetëvrasjeve sesa të rriturit e moshës së mesme ose të moshuar. Në vitin 2019, adoleshentët dhe të rriturit të moshës 15 deri në 24 kishin një normë vetëvrasjeje prej 13.95 në 100 mijë banorë.

Ky fenomen është rritur në vititn 2020, e kjo ka ardhur si rezultat i pasojave që solli pandemia Kovid-19, ku shumë përsona të infektuar pësuan edhe probleme mendore, gjithashtu edhe kufizimet që shkaktoi pandemia ndikuan në rritjen e këtyre rasteve në nivel botëror. Duke krahasuar të dhënat në Britaninë e Madhe periudhën 2020 me 2019, të dhënat treguan gjithsej 633 vetëvrasje midis prillit dhe tetorit 2019, krahasuar me 637 gjatë muajve të njëjtë në vitin 2020. Për herë të parë pas 11 viteve, në vitin 2020 vetvrasjet në Japoni u rritën, dhe i habitshëm është fakti se vetvrasjet te meshkujt u ulën paak, kurse mes grave u rrit me 15 %.

Shtetet dallojnë sa i përket numrit të vetvarsjeve, ku disa kanë shifër më të lartë kurse të tjerat kanë më pak, e që në këtë dallojë shumë faktorë, dhe nuk është vetëm ai ekonomik, pasi disa shtete me të ardhura të mëdha kanë nivel më të lartë të vetvrasjeve në krahasim me shtetet tjera që kanë të ardhura më të dobëta, shkruan Zhurnal.

Sipas të dhënave të World Population Review, shtetet me numrin më të madh të vetvrasjeve në 100 mijë banorë në vitin 2019 ishin:

Lesoto72.4
Guajana40.3
Eswatini29.4
Koreja e Jugut28.6
Kiribati28.3
Mikronezia28.2
Lituania26.1
Surinami25.4
Rusia25.1
Afrika e Jugut23.5

Shtete me numrin më të ulët të vetvrasjeve në botë në 100 mijë banorë në vitin 2019:

Antigua dhe Barbuda0.4
Barbados0.6
Grenada0.7
Shën Vincenti dhe Grenadinet1.0
Sao Tome dhe Principe1.5
Jordani1.6
Siri2.0
Venezuel2.1
Honduras2.1
Filipine2.2

Këto të dhëna na tregojnë se vendet me numrin më të ulët të vetvrasjave në botë nuk janë shtete të zhvilluara dhe ekonomisht të varura, që na tregon se jo çdo herë ekonomia apo varfëria është shkaku që njerëzit shkojnë drejt një akti të tillë.

Maqedonia e Veriut gjithashtu po vuan nga kjo pandemi, pasi vendi ynë çdo vit po regjistron raste të tilla, e kjo është shëndruar në një problem serioz, pasi për një dekadë në vendin tonë kanë bërë vetvrasje gati 1500 persona.

Numri i vetvrasjeve sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në vendin tonë në periudhën 2010-2020:

2010150
2011140
2012174
2013154
2014150
2015116
2016136
2017103
2018121
201999
2020144

Në vititn 2020 kemi rritje të numrit të vetvrasjeve në krahasim me vitin 2019, ku kemi 45 më shumë akte të tilla, ku nga ky total 110 ishin meshkuj dhe 34 ishin femra, e që shumica e viktimave ishin mbi moshën 35 vjeç. Numri më i madh i vetvrasjeve në vitin 2020 u regjistrua në rajonin e Shkupit me 55 raste, e ndjekur nga Shtipi, Manastiri, Kumanova, Strumica, Tetova, Velesi dhe Ohri. Numri më i madh i vetvrasjeve në vendin tonë ndodh tek moshta mbi 65 vjeç, e ndjekur nga 45 deri 54 dhe 55 deri 64, pason mosha 35-44 vjeç, dhe 25-34 vjeç. Fatkeqësisht në vitet e fundit në vendin tonë ka pasur rritje të vetëvrasjeve tek adoleshentët dhe të rinjtë nga 15-24 vjeç.

Shoqëria njerëzore ndjehet shumë e shqetësuar nga ky fenomen, dhe si rezultat i saj shumë shtetet kanë ndërmarrë masa për ta parandaluar apo ulur numrin e akteve të tilla, e që edhe Maqedonia e Veriut si shtete tjera po vuan nga kjo pandemi, e kjo e obligon vendin tonë të ndërmarrë masat e nevojshme për të ulur numrin e vetvrasjeve./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...