Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Partitë politike shqiptare me dyer të mbyllura për prurje të reja

Shkup, 11 qershor – Ardhja e demokracisë në vendin tonë, solli edhe pluralizëm politik, gjë që mundësoi hapjen e shumë partive politike në vendin tonë. Ajo që bie në sy te partitë politike në Maqedoninë e Veriut, sidomos te ato shqiptare, është fakti se ato udhëhiqen nga të njëjtit njerëz për një kohë të gjatë, pra krijojnë një sistem të mbyllur ku nuk ka hapësirë për prurje të reja, që ka ndikuar negativisht në vetë partitë, por edhe te entuziazmi i të rinjve për tu përfshirë në politikë.

Maqedonia e Veriut nën sistemin komunist, udhëhiqej nga një parti e vetme, ku mungonte hapësira për krijimin e partive politike, si dhe ekzistonin pengesa për pjesëmarrjen e lirë dhe aktive të njerëzve në jetën politike të vendit, por me ardhjen e sistemit të ri u shpresua se këto pengesa nuk do të egzistonin më dhe se tani do të kishte mundësi për çdo person që të kyçet në proceset politike të vendit, shkruan Zhurnal.

Këto ishin shpresa të mëdha të cilat u ndikuan nga euforia e demokracisë, por që ato u shuan shumë shpejtë dhe treguan se nuk do të ndodhë çdo gjë siç është shpresuar, pasi partitë e reja shumë shpejtë krijuan një rreth vicioz ku nuk pranonin aderimin e figurave të reja në hirarkitë e partive politike, pasi në këtë mënyrë ata dëshironin që ta mbanin monopolin dhe kontrollin mbi partinë, dhe çdo aderim i ri perceptohej prej tyre si një kërcënim serioz dhe direkt për pushtetin dhe fuqinë e tyre brenda organeve partiake.

Shqiptarët krijuan parti politike menjëherë pas pavarësimit të shtetit, si një formë, për ti adresuar dhe zgjidhur çështjet që tangonte këtë etni, por që shumë shpejt pas krijimit të tyre, ata u mbyllën për aderime të reja në hierarkitë më të larta drejtuese partiake, pasi ajo udhëhiqej nga një grup njerëzish të cilët vetëm ndërronin pozitat mes vete, duke mos lejuar që një i “Huaj” rë rrezikonte fuqinë e tyre, që fatkeqësisht e njëjta gjë po ndodh në partitë tona edhe pas 30 viteve nga pavarësimi i vendit.

Partitë shqiptare çdo herë deklarojnë dhe pretendojnë se janë pro prurjeve të reja në partitë e tyre, por që në realitet po ndodh e kundërta, ku pozitat kryesore në strukturat organizative vazhdojnë që ti mbajnë të njëjtit persona për shumë kohë, që na tregojnë se deklaratat e tyre janë vetëm propagandistike dhe asgjë më tepër, pasi partia vazhdon të jetë eskluzivitet i një grupi te vogël individësh, që nuk ka vend për persona të tjerë.

Partia më e madhe në vend Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) edhe pas 19 viteve që nga krijmi i saj, ajo vazhdon që në strukturat kryesore vendimarrëse të partisë ti ketë figurat e njëjta që nga formimi i saj, që tregon se kjo parti për kaq kohë qëndron e mbyllur për figurat e reja, edhe pse BDI ka pranuar prurje të reja në postet qeveritare, por në parti vazhdojnë të dominojnë figurat e njëjta, shkruan Zhurnal.

Të njejtën gjë po e bëjnë edhe partitë opozitare, të cilët duket sikur po e imitojnë BDI-në, por që është një dallim i madh, pasi kjo parti për 19 vite po fiton në çdo cikël zgjedhor si në nivel lokal edhe në atë qendror, që mundet të jetë një e dhënë se kjo strukturë po funksionon dhe po jep rezultate shumë të mira për integristët, por nuk mund ta themi të njejtën gjë për opozitën.

Aleanca për Shqiptarët, që nga themelimi i saj në vitin 2016, po udhëhiqet dhe dominohet nga figura të njejta, që tregon se kjo parti për 5 vite nuk ka freskuar rradhët e saj, dhe me këtë veprim ajo po përçon një sinjal negativ në opinion se ajo është një parti e mbyllur dhe nuk pranon prurje të reja të cilët mund të sjellin energji dhe njohuri të cilët mund ta ndihmojnë atë.

Pranimi i figurave të reja është një domosdoshmëri për këtë parti, pasi edhe pse ka shënuar rritje të mbështetjes në elektorat, ajo përsëri nuk ka arritur që ta mposhtë BDI-në, dhe këto rezultate për 5 vite e bëjnë edhe më emergjente freskimin e rradhëve të saj.

Alternativa, është një parti tjetër shqiptare e cila u themelua në vitin 2019, ashtu edhe si te partitë e tjera edhe ajo po dominohet nga figura të njejta të cilët udhëheqin atë që nga themelimi i saj. Edhe pse nuk ka kanë kaluar shumë që nga koha e themelimit të saj, ajo përsëri ka nevojë që të hapet dhe të afrojë figura të reja të cilët mund të sjellin ide për të ndihmuar në forcimin pozitave të partisë tek votuesit shqiptar.

Lëvizja Besa, u themelua në vitin 2014, dhe kjo parti po udhëhiqet dhe dominohet nga figura të njëjta të cilët janë edhe themeluesit, që na tregon se edhe kjo nuk bën dallim nga partitë tjera shqiptare, që nënkupton se ato janë të mbyllura ndaj çdo aderimi të ri në strukturat e larta vendimarrëse partiake, shkruan Zhurnal.

Mbyllja ndaj prurjeve të reja që karakterizon partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tregonë mendësinë monopoliste që mbizotëron në strukturat e tyre udhëheqëse, pasi përmes kësaj qasje këto figura po synojnë që partitë ti mbajnë nën kontrollin e tyre dhe njëkohësisht po mbajnë larg “rrezikun” që mund të sjellin për pushtetin e tyre partiak, por që po shoqërohet me pasoja të mëdha për vet këto parti. /Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Humbëm kohë, nuk mësuam nga historia me Greqinë

R Zh

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

R Zh

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...