Analizë/ Partitë të përvjelin mëngët, askush në asnjë njësi zgjedhore nuk është favorit

Shkup, 3 tetor – Zgjedhjet lokale të 17 tetorit që priten të mbahen në Maqedoninë e Veriut, do të jenë shumë të paqarta se cila parti apo koalicion do ti fitojë ato, pasi dallime që kanë subjektet politike në të gjitha njësitë zgjedhore është shumë i ngushtë, kështu që në këto zgjedhje lokale edhe një votë e vetme do të përcaktojë fituesin apo humbësin e tyre.

Partitë më të mëdha në vend si në kampin politik maqedonas edhe në atë shqiptar, janë shumë pranë njëra-tjetrë sa i përket numrit të votave në të gjitha njësitë zgjedhore në vend, ku LSDM prinë në disa prej tyre,e në disa të tjera VMRO-DPMNE, kurse dallimi mes BDI dhe ASH-AAA në të gjitha njësitë është shumë i vogël, ku në shumë prej tyre dallimin do ta bëjnë koalicionet, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020 prodhuan një rezultat shumë të ngushtë, ku dallimi mes partisë së parë dhe të dytë ishte vetëm 2 deputet, kurse dallimi mes partisë më të madhe shqiptare dhe të dytës ishte 3 deputet, e që e tërë kjo tregon se sa e pa qartë dhe e pa sigurt do të jetë fitorja apo humbja në një komunë për secilën nga subjektet politike apo për koalicionet.

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2020:

PartitëNjësia 1Njësia 2Njësia 3Njësia 4Njësia 5Njësia 6
LSDM34.16 %31.21 %42.81 %46.76 %36.67 %19.67 %
VMRO31.36 %31.24 %45.82 %45.11 %35.72 %12.71 %
BDI12.19 %14.58 %2.13 %0.18 %14.08 %30.41 %
ASH-AAA8.97 %13.63 %0.640.13 %6.94 %27.96 %

Njësia 1 ka gjithsej 9 komuna, nga të cilët 8 udhëhiqen akutalisht nga partia në pushtet, pra LSDM apo anëtarët e koalicionit, kurse vetëm një komunë ajo e Sopishtes udhëhiqet nga VMRO-DPMNE. Dallimi mes partive më të mëdha në kampin politik maqedonas në këtë njësi sipas rezlutateve të zgjedhjeve të prakohshme parlamentare është vetëm 2.8 % në favor të social-demokratëve, kurse në kampin politik shqiptar është 3.22 % në favor të BDI-së që tregon se epërsia që kanë dy partnerët qeverisës ndaj partive opozitare është shumë e lëhtë.
Nëse bëjmë përllogaritjen në bazë të koalicioneve, atëherë në 9 komunat LSDM-BDI ka 46. 35 %, ndërsa koalicioni VMRO-ASH-AAA ka 40.33 % të votave, pra një dallim prej 6.02 %, shkruan Zhurnal.

Njësia 2 ka gjithsej 10 komuna, nga të cilat 9 drejtohen nga LSDM apo anëtarët e koalicionit kurse komuna e vetme që nuk udhëhiqet nga ajo është Çuçer-Sandeva që drejtohet nga një kandidat i pavarur. Dallimi mes LSDM dhe VMRO në këtë njësi është 0.3 % në favor të kësaj të fundit, kurse dallimi mes partive kryesore shqiptare është 0.95 % në favor të BDI-së. Kurse në qoftë se i llogarisim në bazë të koalicioneve atëherë LSDM-BDI kanë 45.79 %, ndërsa koalicioni VMRO-ASH-AAA do të marrë 44.87 %, që nënkupton se dallimi mes dy koalicioneve është vetëm 0.92 %.

Njësia 3 ka gjithsej 24 komuna, nga të cilat 20 udhëhiqen nga LSDM apo anëtarët e koalicionit, 3 nga VMRO dhe një i pavarur. Dallimi mes LSDM-së dhe VMRO-së në këtë njësi është 3.01 % në favor të kësaj të fundit, kurse mes parive shqiptare është 1.49 % në favor të BDI-së. Ndërsa në bazë të koalicioneve LSDM-BDI do të merrnin 44.94 %, ndërsa koalicioni VMRO-ASH-AAA do të marrë 46.46 %, pra një dallim prej 1.52 %.

Njësia 4 ka gjithsej 19 komuna, nga të cilat 18 qeverisen nga LSDM apo anëtarët e koalicionit ndërsa vetëm një nga VMRO. Dallimi mes partive më të mëdha maqedonase në këtë njësi është 1.65 % në favor të LSDM-së. Në bazë të koalicioneve, atëher LSDM-BDI do të merrnin 46.96 %, ndërsa VMRO-ASH-AAA do të mernin 45.24 %, pra një dallim prej 1.72 %, shkruan Zhurnal.

Njësia 5 zgjedhore ka gjithsej 14 komuna, nga të cilat 13 udhëhiqen nga LSDM, ndërsa Centar-Zhupa nga partia turke. Dallimi mes VMRO-LSDM në këtë njësi është 0.95 % epërsi për këtë të fundit, kurse mes partive shqiptare është 7.14 % në favor të Bashkimit Demokratik për Intgrim. Dallimi në bazë të koalicioneve BDI-LSDM është 51.47 %, ndërsa VMRO-ASH-AAA është 42.66 %, pra një dallim prej 8.81 %

Njësia e 6 zgjedhore ka gjithësej 9 komuna, 3 drejtohen nga BDI, 1 nga BESA, 1 i pavarur, 3 ASH-AAA, 1 nga LSDM. Dallimi mes partive politike maqedoase është 6.97 në favor të LSDM-së, ndërsa dallimi tek paritë shqiptare është 2.45 në favor të BDI-së, Ndërsa në bazë të koalicioneve BDI-LSDM do të merrnin 50.08 %, ndërsa VMRO-ASH-AAA do të merrnin 40.67 %, pra dallimi mes tyre është 9.41 %.

Këto të dhëna na tregojnë se dallimet mes katër partive kryesore dhe koalcicioneve në të gjitha njësitë zgjedhore është shumë i ngushtë, e që e gjithë kjo është një tregues i qartë se edhe vota e fundit do ta bëjë dallimin mes humbësit dhe fituesit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këti viti.///Zhurnal.mk

Related posts

Zaev: Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët evropiane

D V

Mot me diell me temperatura deri 39 gradë

Z H

Qeveria do ta promovojë linjën kreditore pa interes “KOVID 4”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More