Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Përfitimet dhe rreziqet nga kripto valutat

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 18 maj – Zhurnal.mk – Bota financare dhe ekonomike u trondit me daljen në treg të një monedhe e njohur si Kriptovalutë e cila nuk po prodhohej nga asnjë shtet apo nga ndonjë bankë qendrore që nënkupton se ajo është jashtë sistemit tradicional dhe i pa kontrollueshëm prej tyre, pasi ajo është një monedhë dixhitale dhe anonime e që po shihet si e ardhmja e parasë.

Origjina e kriptovalutave shkon pas në vitin 1983 kur kriptografi amerikan David Chaum konceptoi një para elektronike të njohur si E-cash, i cili në vitin 1995 e përdori atë për herë të parë përmes Digicash që ishte një nga format e para të pagesave elektronike. Në vitin 2009 u prodhua kriptovaluta e parë e decentralizuar e njohur si Bitcoin nga një person i njohur me pseudonimin Satoshi Nakamoto. Pas bitcoini-t u krijuan edhe valuta të tjera si Namecoin e cila u lançua me 18 prill të vitit vitin 2011, e ndjekur nga Litecoin e cila u lançua më 7 tetor 2011, shkruan Zhurnal.

Tregu i kriptovalutave ka shënuar një rritje të madhe për një periudhë shumë të shkurtër ku sot në tregun gobal egzistojnë më shumë se 6700 lloje të valutës dixhitale , e sipas përllogaritjeve të bëra më 13 prill të vitit 2021 arrinë një vlerë prej 2.2 trilion dollar që është një shifër shumë e madhe dhe me një impakt të fuqishëm në ekonominë dhe financat ndërkombëtare.

10 valutat digjitale më të fuqishme në botë për momentin janë: Bitcoin i cili ka një vlerë prej 1.2 trilion dollarë, më pas renditet Ethereum 263.4 miliard dollar, Binance Coin me vlerë 87 miliard dollar, XRP me vlerë 81.8 miliard dollar, Tether me vlerë 45.4 miliard dollar, Cardano me vlerë 44.7 miliard dollar, Polkadot 39.3 miliard dollar, Uniswap 18.8 miliard dollar dhe Litecoin me verë 18.1 miliard dollarë.

Valutat dixhitale janë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse në disa vende si Turqia dhe Kina ato nuk janë të ligjshme, por secili vend ka të drejtë që të përcaktoj me ligj që ta lejoj apo ta ndalojë pordorimin e kriptovalutës.

Kriptovalutat kanë marë hov të madh gjithashtu edhe në Maqedoni të Veriut dhe më gjerë. Në çdo skaj të rrugës dhe në çdo kafene ku mblidhen të rinjë, biseda e vetme që po bëhet është se sa të holla i kanë investuar në kriptovalutat. Për momentin, ata që kanë investuar para 2-5 viteve, sot i kanë të mbushura xhepat plot para, kjo sepse Bitcoin kryesisht ka rritur vlerën e saj deri në 60mijë dollarë në krahasim me para disa viteve. Ata që vitin e kaluar kur Bitcoin kushtonte rreth 9 mijë dollarë, e kanë blerë një të tillë, tani mund ta shesin me çmim rreth 50 mijë dollarë. Por edhe tani nuk është vonë për të investuar sepse Bitcoin tanimë po bëhet një valutë “e parëndësishme”. Kjo përshkak se janë krijuar mijëra valuta të tjera të cilat kushtojnë fare lirë dhe me pak të holla të investuara, ju pas disa viteve mund të prekni milionin, informon Zhurnal.

Tregëtia me kriptovaluta ka benifitet e veta, duke marrë parasysh se edhe përkundër se çmimet e saj nuk janë stabile dhe ndryshojnë vazhdimisht, por vlera e tyre është rritur shumë që ka bërë që shumë persona që janë marrë më këtë aktivitet të fitojnë shifra marramendëse.

Si shembulli i lëvizshmërisë së vlerës së kriptovalutës është Bitcoin i cili nga 1 dollarë që ishte në prill të vitit 2011 u rrit në 32 dollarë në qershor të ati viti pra që ishte një rritje prej 3200%, ndërsa përsëri zbriti vlera e saj në 2 dollarë në nëntor të ati vitit. Në dhjetor të vitit 2013 arriti një vlerë prej 1156 dollarë por pas tre ditëve ra në 760 dollarë. Në dhjetor 2017 vlera e saj shkoi nga 975 dollarë në 20.089 dollarë, kurse në dhjetor 2020 vlera e saj arriti në 24.000 dollarë që ishte një rritje prej 224 % në krahasim me vitin 2020. Kulmi i vlerës së Bitcoin-it ishte 13 prilli i vitit 2021 i cili shkoi në 63.638 dollarë që është edhe vlera më e lartë që ka arritur deri më tani kjo monedhë dixhitale.

Kriptovalutat kanë përparësitë dhe benefitet e veta në krahasim më paratë tjera të cilët prodhohen nga bankat dhe kontrollohen nga shteti. Shumë monedha e humbin vlerën e tyre si pasojë e inflacionit, kurse kriptovalutat gjatë lëshimit të tyre kanë një shumë fikse si dhe shuma e saj rritet me rritjen e kërkesës duke bërë që ato të jenë të mbrojtur nga çdo impakt i inflacionit.

Kriptovalutat janë më të sigurta se çdo transaksion tjera të zakonshme e cila është një përparësi e madhe e tyre, si dhe mundëson privatësi më të madhe pasi mundet të përdoret pseudonime të cilat nuk janë të lidhur me asnjë profil zyrtar apo llogari të përdoruesit dhe janë të pa taksueshëm nga ana e qeverisë, shkruan Zhurnal.

Decentralizimi është një nga avantazhet kryesore të kiptovalutave pasi ajo mundëson që mos të krijohet asnjë llojë monopoli e cila mund të ndikojë në ecurin dhe vlerën e valutës si dhe do të mundësoj që valuta të mbajë të qëndrueshëm dhe të sigurt, e që nuk ndodh me monedhat e e tjera të cilët kontrollohen nga qeveria.

Lehtësimi për dërgimin e parave përtej kufijve dhe me kosto shumë të vogël apo edhe me kosto zero është një avantazh tjetër i rëndësishëm i kriptovalutës.

Pos avantazheve të veta kriptovaluta ka edhe mangësitë apo disavantazhet e veta që e bëjnë atë të jetë e cënueshme nga disa faktorë.

Kriptovalutat mund të pëdoren për transaksione të paligjshme, pasi siguria që karakterizon këtë monedhë bën që ato të jenë shumë vështirë të gjurmohen nga organet shtetërore.

Humbja eventuale e të dhënave në kriptovaluta nëkupton edhe humbje financare, pasi rikhimi i kodit është thuajse i pamundur përshkak se projektuesit e saj kanë vendosur masa të forta kundër piraterisë kompjuterike që nënkupton se me humbjen e kodit I humbet edhe paratë që i ke pasur në llogari.

Disa kriptovaluta mund të tregëtohen apo konvertohen vetëm me një apo disa monedha dixhitale, që e detyron që poseduesi i tyre ti konvertojë ato në monedhat kryesore si Bicoin e pastaj përmes tyre në monedhën e dëshirueshme që nënkpton shpenzime shtesë dhe kohë e humbur.

Egziston rreziku i piraterisë kompjuterike, edhe pse kriptovalutat janë shumë të sigurta, por shkëmbimet nuk janë aq të sigurta pasi shumica e shkëmbimeve ruajnë të dhëna që mund të bëhen pre e hakerave të internetit.

Një kërcënim tjetër është mungesa e rimbursimit apo edhe e anulimit edhe në raste se dërgon monedha gabimisht në një profil tjetër ti nuk mund ti kthesh më ato.

Kriptovalutat po shënojnë rrtije të pordorimit çdo ditë e më shumë, por për të gjithë ata që synojnë që të merren më këtë aktivitet duhet ti kenë parasysh benifitet dhe rreziqet që sjell monedha dixhitale./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Edhe Greqia rrezikohet nga paralajmërimet e Bajdenit nëse punon kundër Marrëveshjes së Prespës

Zekirija Haxhiu

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...