Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Kosovë Maqedoni Shqipëri TOP LAJM

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 12 maj – Përfundimi i Luftës së Ftohtë e cila shënoi edhe fundin e ndarjes dypolarë të botës ngjalli shpresat se më në fund do të arrihej paqja dhe blloqet politiko-ushtarake të cilët e kishin mbajtur shoqërinë njerëzore të ndarë nuk do të kishin më vend në mesin tonë dhe ato do të ishin vetëm kujtime të së shkuarës, por e ardhmja na suprizoi me krijimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) ose Pakti i Shangait i cili po paraqitet si një balancues dhe konkurrues i fuqisë së SHBA-së dhe NATOS-s

SCO është një aleancë politike, ushtarake dhe ekonomike e cila u themelua në vitin 2003 nga pesë shtete Kina, Kazakistani, Kirgistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani, kurse në vitin 2017 kësaj organizate i’u bashkëngjitën Pakistani dhe India. Afganistani, Irani, Mongolia dhe Bjellorusia janë shtete vëzhguese dhe të cilët priten që në një të ardhme të afër ti bashkohen kësaj aleancë euroaziatike. Kjo aleancë synon që ta fusë në gjirin e saj Turqinë e cila është një anëtare e NATO-s dhe me një pozitë të jashtëzakonshme gjeopolitike.

Iranin paraqet një shtet tjetër i cili synon që ti bashkohet aleancës e cila nënshkroi marrëveshje 25 vjeçare të bashkëpunimi strategjik me Kinën e cila parasheh një bashkëpunim të ngusht ne të gjitha sferat mes këtyre dy vendeve. Kjo do ti mundësonte që Kina të ketë qasje në portet Iraniane dhe në Ngushticën e Hormuzit të cilët do të rezultonin me rritjen e fuqisë ndikuese të Pekinit në Oqeanin Indian.

Përmes aderimit të Iranin në SCO, Rusia do të mund që ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë, pasi ajo dhe Irani janë dy vendet më të pasura me gaz në botë, që do ti jepte mundësi atyre për të përcaktuar tregut dhe çmimin e saj, shkruan Zhurnal.mk.

Qëllimet kryesore të SCO-së

Forcimi i besimit dhe fqinjësisë së ndërsjellë midis vendeve anëtare; promovimin e bashkëpunimit të tyre efektiv në politikë, tregti, ekonomi, energji, transport, turizëm, përpjekje të përbashkëta për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon; vendosjen e një rendi politik dhe ekonomik të drejtë dhe racional.

Tetë shtetet anëtare të SCO-së zotërojnë rreth 80 % të territorit të Euroazisë, dhe 22 % të totalit të sipërfaqes së tokës, 40 % të popullatës globale, 20 % të Bruto Prodhimit Botëror (BPB) dhe katër fuqi bërthamore që bënë që kjo të jetë organizata më e madhe rajonale në botë.

Bashkëpunimi ushtarak mes anëtarëve është rritur fuqishëm ku ata në vitin 2007 nënshkruan Traktatit të Sigurisë Kolektive, dhe që nga  viti 2003 këto shtete mbajnë rregullisht stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe stërvitja e fundit është paraparë që të mbahet këtë vit në Pakistan. Përmes bazave që Rusia ka në vendet antare të SCO po synohet që fuqia dhe ndikimi i kësaj organizate në vendet e Azisë Qendrore të rritet edhe më shumë. SCO kërkon vazhdimisht që SHBA-të të  largojnë menjëherë bazat e tyre ushtarake nga Uzbekistani dhe Kirgistani të cilët janë anëtare të organizatës e që më këtë veprim synohet dobësimi i fuqisë së Natos dhe SHBA-ve në Azinë Qëndrore.

Bashkëpunimi mes këtyre vendeve është shtrirë edhe në fushën e  inteligjencës, antiterrorit, luftën kundër drogës, dhe sipas të dhënave të organizatës që nga viti 2007 janë parandaluar mbi 650 sulme terroriste në vendet anëtare.

Përmes projektit “Një Brez Një Rrugë” e cila paraqet projektin më ambicioz infrastrukturor në histori e që përmes saj Kina synon që të krijoj infrastrukturë e nevojshme për ti lidhur të gjitha vendet e organizatës e që përmes tyre të lidhen me tregjet e Europës dhe me portet të vendeve të Gjirit Persik. Qarkullimi tregtar mes Kinës dhe vendeve të SCO-së në vitin 2018 arriti në 337 miliard dollarë që është për 17 % më e lartë se në vitin 2017 dhe 144 % se në vitin 2008. Një shembull tjetër ekonomik është ai i marrëveshjes 400 miliard dollarë mes Kinës dhe Rusisë për ndërtimin e një gazsjellësi me gjatësi 3000 kilometër , ku kjo e fundit do të eksportoj 38 miliard metër kub gaz për 30 vjet drejt Pekinit.

Kjo organizatë po shkakton zhvendosje gjeopolitike dhe po paraqite si një faktor i rëndësishëm në politikë ndërkombëtare duke marrë parasysh fuqinë demografike, ekonomike dhe ushtarake që disponon ajo dhe në të njëjtën kohë po paraqet një kërcënim për supremacinë Amerikane jo vetëm në Azinë Qendrore por edhe në politikë ndërkombëtare, shkruan Zhurnal.mk.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Dafina Vidishiqi

Dështon sërish të nisë gjykimi ndaj Bukoshit, për “Fondin e 3%”

Dafina Vidishiqi

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Shqipëri, mbi 848 mijë vaksinime antiCOVID nga fillimi i fushatës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...