Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Edhe para “gjelbërimit” BDI kishte premtime megalomane por gjithçka ngeli vetëm premtim

Shkup, 10 qershor – Zhurnal.mk – Premtimet parazgjedhore janë një instrument i rëndësishëm i partive politke për të tërhequr sa më shumë elektorat, por që pas mbarimt të zgjedhjeve shumë nga këto premtime mbesin vetëm fjalë, të tilla janë edhe shumë nga premtimet e Bashkimit Demokratik për Integrim që kanë mbëtur vetëm fjalë dhe asgjë më shumë.

Bashkimi Demokratik për Integrim është partia më jetëgjatë në pushtet në Maqedoninë e Veriut, e cila për 17 vite me rradhë ka qenë pjesë e eksekutivit, e që gjatë kësaj kohe ajo ka fituar të gjitha ciklet zgjedhore në nivel lokal dhe qëndrorë me premtime nga më të ndryshmet, e që shumë nga këto nuk janë realizuar kurrë, shkruan Zhurnal.

Strategjia e BDI-së është unike pasi ajo më shumë mburret se cka do të bëjë se çka realisht ajo ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe, e që as zgjedhjet e fundit të vitit 2020 nuk bëjnë përjashtim nga kjo taktikë e kësa partie, e cila njejt si në ciklet tjera premtoi shumë gjëra, por që kanë kaluar gati 1 vit nga krijimi i qeverisë dhe shumë premtime nuk kanë filluar as të realizohen.

Premtimi kryesor i kësaj partie në zgjedhjet e fundit ishte kryeministri shqiptar, e që u prit shumë mirë, pasi duke parë përbërjen demografike shqiptarët renditen si grupi i dytë më i madh etnik në vend, besuan që kjo do të ishe e realizueshme, pasi BDI si partia më e madhe shqiptare kishte mundësi që të kushtëzonte formimin e qeverisë. Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve ky premtim që ishte edhe indikatori kryesor që i dha fitoren kësaj parti u zbeh, dhe nga një kryemnistër me mandat 4 vjeçar u konvertua në kryeministër teknik tre muajt e fundit para zgjedhjeve. Ky kandidat për kryeministër përfundoi si Avokat i popullit, e që ky veprim shkaktoi zhgënjim të madh tek elektorati i kesaj partie, pasi ata e cilësuan si një mashtrim dhe premtim të pastër zgjedhor.

Vetingu i detyrueshëm në 100 ditët e para, për të gjithë politikanët, gjygjtarët dhe funksionarët shtetërorë, ishte një premtim tjetër parazgjedhor që u bë nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kandidati i saj për kryeministër Naser Ziberi. Përmes saj synohej pastrami i sistemit gjyqësor dhe instituconeve të vendit nga të gjihë elementët e kurruptuar, që ishte një ide shumë e mirë, por që pas 1 vitit nuk ka asgjë në këtë aspekt.

Paga minimale prej 600 eurove për çdo mësues, infermiere në 100 ditët e para, ishte një premtim tjetër nga kjo parti, që ishte një gjë shumë e mirpritur nga kjo kategori e të punësuarve, por që janë bërë 1 vit dhe ende nuk ka asgjë konkrete për të realizuar këtë zotim që kjo parti e ka bërë në fushatën zgjedhore, shkruan Zhurnal.

Grant prej 20 mijë euro për çdo fermer nën moshën 35 vjeç, në 100 ditët e para të qeverisjes, ishte një premtim shumë i rëndësishëm, duke pasur parasysh deficitin që po përjeton vendi ynë në këtë sektor, por që edhe kjo nuk ishte tjetër vetëm se një strategji sa për të tërhequur vota dhe asgjë më tëpër.

Premtimin për shpërndarje të barabart të investimeve publike, që nënkupton se vendimet kryesore ekonomike si buxheti, taksat, investimet nuk do të kalojnë pa mbështetjen e anëtarëve shqiptar. Kjo ishte një angazhim shumë i mirë duke marrë parasysh se në aspektin e investimeve publike rajonet shqiptare janë të diskriminuara, por që nga kjo nuk është realizuar asgjë dhe ka mbet vetëm premtim.

Orare fleksible të punës gjatë javës dhe orar të përgjysmuar ditëve të premte, që ishte një zotim i kësaj partie që do të realizohej në 100 dietet e para të qeverisjes, por që asgjë nuk është bërë në këtë aspekt, edhe pse kanë kaluar afër 1 viti nga koha e formimit të qeverisë.

Gjuha shqipe obligative në çdo shkollë duke filluar nga klasa e 5-stë, ishte një zotim tjetër cili do të realizohet në 100 ditët e para, që kjo gjë jo që nuk ka ndodhur për ato ditë që ështe premtuar, por ajo nuk ka ndodhur as pas 1 vitit që nga koha e zgjedhjeve.

Miratimi i një ligji i cili ndalon kazinot dhe lojrat e fatit, në një distancë prej 1 kilometër nga shkollat, kopshtet, kishat dhe xhamitë, që do të realizohej në 100 diët e para, por edhe pse kjo çështje është shëndrruar në një shqetësim të madh për qytetarët e vendit, ende nuk është ndërrmarrë asgjë për ta përmirsuar këtë situatë.

Me ligj do të obligojmë, Këshillin Prokurial dhe gjygjësor që çdo muaj të bëjë raport publik për rezutatet e luftës ndaj korrupcionit të bartëseve të funksioneve publike, që ishte një premtim shumë i mirpritur nga qytetarët duke marrë parasysh faktin se vendi ynë renditet shumë lartë në listën e vendeve me nivelin më të lartë për korrupcion, por që ishte vetëm një premtim dhe nuk u ndërmor asgjë.

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërorë, është një premtim tjëtër që BDI e ka dhënë në çdo cikël zgjedhorë përfshirë edhe këtë të fundit, por jo që kjo nuk është përmirsuar, ajo vetëm sa është përkeqësuar, pasi në vititn 2020 përfaqësimi i shqiptarëve në institucione është vetem 17 % nga 25 që na mundëson ligji.

Në aspektin e infrastrukturës janë bërë premtime shumë të mëdha si: Autostrada Shkup-Bllacë e cila është premtuar edhe në ciklet e mëhershme, por edhe në zgjedhjet e fundit të vitit 2020, dhe përfundimi i saj ende është shumë i largët, Austostara e Kërçovë-Ohër, Gostivar-Kërçovë, Trebenisht-Strugë janë vetëm disa nga premtimet infrastrukturore të cilët janë premtuar në ciklin e fundit, por edhe ne ciklet e kaluara, të cilat janë pasqyrim premtimeve të pa mbajtura të BDI-së.

Rikonstruimi i Spitalit të Tetovës, ndërtimi i Spitalit të Kërçovës, Qendra Klinike Universitare janë disa nga premtmet e BDI-së në fushën e shëndetësisë të cilët nuk janë mbajtur dhe këto spitale vazhdojnë të përballen me kushte shumë të rënda të punës.

Investime në qedrën turisktike Kodra e Diellit, që kjo parti i premton për më shumë se 10 vite, por që për të njejtën nuk është bërë asgjë, ndërsa kjo parti kujtohet për këtë qendër vetëm kur vijnë zgjedhjet siç po bëjnë edhe tani me premtime për “Fusha Golfi”, kur këtu nuk ka as parkingje dhe kanalizime.

Këto janë vetëm disa nga shumë premtimet e pa mbajtura të Bashkimit Demoktratik për Integrim. Disa nga këto gjëra i përmend dhe premton në çdo cikël zgjedhor, e që shumë nga këto premtime ajo do ti përdor edhe tani në fushatën e zgjedhjeve lokale që priten të mbahen në fundin e muajit tetor.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...