Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Pritet takim i nxehtë mes dy liderëve botërorë Biden – Putin

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 7 qershor – Zhurnal.mk – Takimi mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin, është i një rëndësie shumë të madhe dhe me ndikim të fuqishëm në tërë botë , pasi që këto dy shtete janë fuqi globale, dhe çdo marrëveshje apo mosmarrëveshje mes tyre do ta influencojë fuqishëm rrjedhjen e politikës ndërkombëtare.

Vendi i takimit është caktuar të jetë Zheneva ( Zvicër) e cila është edhe një simbolikë, pasi në vitin 1985 aty u mbajt takimi mes presidentit të atëhershëm Amerikan Ronald Regan dhe Presidentit të Bashkimit Sovietik Mikail Gorbaçov, që synon të tregojë rëndësinë që ka ky takim por edhe ta pasqyrojë situatën e keqe të raporteve bilaterale mes këtyre dy shteteve që kanë identike me ato të vitit 1985, shkruan Zhurnal.

Takimi mes dy liderëve po mbahet në një klimë mjaft të tensionuar, ku përplasjet dhe akuzat mes tyre janë intensifikuar kohët e fundit, e kjo ka bërë që edhe takimi i ardhshëm të jetë mjaft i tensionuar, duke marrë parasysh edhe natyrën komplekse dhe numrin e madh të çështjeve që pritet të disktohet mes tyre.

Ukraina e cila ka tensionuar shumë raportet mes Moskës dhe Uashingtonit, besohet se do të jetë një nga temat qëndrore dhe mjaft komplekse në takimin mes dy liderëvë. Pushtimi i Krimes në vititn 2014 nga trupat rus  ishte shkelje e Memorandumit të Budapestit të vitit 1994 në të cilin Rusia, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina ishin zotuar të mbështesin integritetin territorial të Kievit. Duke qënë pjesë e këtij memorandumi për ruajtjen e tërësisë territorial të Ukrainës, SHBA po e ndjejnë edhe më shumë përgjegjësinë ndaj Kievit për ta detyruar Rusinë që ta respektoj integritetin territorial të fqinjit të saj, e që ka rezultuar me rritjen e tensioneve të saj me Moskën.

Ky konflikt ka shkaktuar mbi 15 mijë viktima dhe ka zhytur në pasiguri tërë Europën Lindore, dhe ka rritur rrëzikun për një sulmit tjetër të mundshëm të Moskës jo vetëm ndaj Ukrainës por edhe ndaj fqinjëve tjerë duke parë agresivitetin në rritje që ka treguar vitet e fundit ajo. E tërë kjo ka ndikuar në rritjen e pasigurisë jo vetëm në këtë pjesë të Europës, por edhe në tërë botën, pasi Rusia ka treguar se e drejta ndërkombëtare nuk vlen për atë, pasi ajo synon që kontestet ti zgjidhë me luftë dhe jo me negociata, që e ka detyruar SHBA-në si demokracia më e avancuar dhe vendi më liberal në botë ti kundërvihet kësaj politike të Moskës për ta ruajtur paqen globale. 

Arrestimi  dhe burgosja e liderit opozitar Aleksei Navalni pritet që të jetë një temë tjetër e nxehtë mes dy liderëve, ku Uashingtoni ka akuzuar Moskën se po e mban të mbyllur padrejtësisht, e që përmes këtij veprimi po synon që ta kufizoj opozitarizmin në vend dhe ta shuaj çdo zë kritik ndaj politikave të Putinit.

Mbështetja që Putin idha presidentit të Bjellorusisë për ndalimin e padrejt të aeroplanit në të cilin po udhëtonte një zë kritik i Lukashenkos, i cili u arestua menjëherë pas uljes së detyrueshme në aeroportin e Minskut, shkaktoi shumë përplasje mes dy liderve e cila me shumë gjasa do të jetë tëmë diskutimi në Zhenevë, shkruan Zhurnal.

Një teme shumë e nxehtë e diskutimit do të jetë përfshirja e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2020, e që ka qenë një arsye që ka çuar në përplasje të forta këta dy lider, edhe pse një gjë e tillë është mohuar nga Rusia, SHBA vazhdon të pretendoj se ajo është përpjekur që të ndikoj në rezultatin përfundimtar të zgjedhje presidenciale.

SHBA akuzon Rusinë se ajo qëndron pas sulmeve masive kibernetike që kanë përfshirë më shumë se 150 organizata dhe insitucione në javët e fundit, që disa prej tyre kanë si synin akcesin në të dhënat sekrete të agjencive të intelegjencs amerkane sic ishte rasti me sulmin ndaj Solar Winds, dhe sabotimin ekonomik siç ishte sulmi ndaj Colonial Pipeline e cila furnizon me 45 % karburant Bregun Lindor, do të jtë një teme mjaft e ndjeshe e diskutimit mes Biden dhe Putin.

Çështje tjera që priten të diskutohen në këtë takim janë edhe pandemia Kovid-19, ku Rusia po paraqitet si një aktorë me peshë globale përmes vaksinës së saj Sputnit V, kontrolli i armëve shtë një temë tjetër mjaft me rëndësi për dy vendet duke marrë parasysh se këto janë edhe shtetet me arsenalin më të madh bërthamor në botë.

Arritja e ndonjë rezultati konkret është vështirë që të parashikohet, duke pasur parasysh qëndrimet e kundërta që këta lider kanë për zhvillimet në politikën ndërkombëtare, dhe natyrën komplekse të çështjeve që ata pritet të diskutojnë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...