Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Ekonomi Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Qytetarët nuk po munden të sigurojnë as produktet ushqimore bazë

Shkup, 12 prill – Zhurnal.mk – Pandemia e Covid 19 ka pasur një ndikim të fuqishëm negativ në ekonominë botërore e cila ka futur shoqërinë njerëzore në një spirale të rrëzikshme me pasoja shumë të mëdha dhe të rënda sociale. Kjo krizë është reflektuar fuqishëm edhe në vendin tonë i cili për muaj të tërë po shënon shifra negative të rritjes ekonomike duke hyrë edhe zyrtarisht në recesion, e cila po pasohet me tronditje të mëdha të jetës ekonomike të vendit. Me situatën e tanishme, ekonomia e vendit tonë mund ti kthehet normaltetit të para-pandemisë vetëm pas vitit 2022, shkruan Zhurnal.

Pandemia në vendin tonë ka shkaktuar thellimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve me rreth 35 %, ku gjatë kësaj kohe rreth 18 mijë të punësuar kanë humbur vendet e punës, kurs jo zyrtarisht ky numër është shumë më i madh që shkon deri në 50 mijë të papunë. Bllokimi i pakos së pestë ekonomike si pasojë e përplasjeve mes qeverisë dhe opozitës e që për një kohë të gjatë po qëndron në pritje, po rëndon edhe më shumë gjendjen financiare të qytetarëve. Si mos të mjaftonte gjendja e tanishme ekonomike një goditje e re dhe e fuqishme ishte vendimi për mbylljen e lokaleve nga e cila janë të varura shumë familje dhe në përgjthësi ekonomia kombëtare.

Recesioni dhe rritja negative ka çuar deri në inflacion që ka sjellë edhe rritjen e madhe të çmimeve të produkteve bazë, që po shkakton pasoja shumë të rënda socio-ekonomike për jetën e qytetarëve në vend. Vaji është një produkt bazë me një pordorim shumë të gjërë i cili nga 60 denarë për litër që ishte në muajin qershor-korrik të vitit të kaluar tani ka arritur shifrat 115 denarë për litër që është një rritje me mbi 50 % me tendencë rritje që është një goditje shumë e rëndë për buxhetin e familjeve. Sheqeri është një produkt tjetër bazë i cili ka shënuar rritje të çmimit, qumshti poashtu. Edhe frutat dhe perimet kanë përjetuar të njejtin fat pasi çmimet e tyre kanë shënuar rritje.

Çmimi i lartë i ushqimeve?

Republika e Maqedonisë së Veriut llogaritet si një nga shtete në zhvillim, me një nivel të lartë të varfërisë ku sipas të dhënave çdo i pesti qytetarë në Maqedoni është i varfër, ku rreth 455 mijë qytetarë apo rreth 22 % e numrit të përgjithshëm të popullatës janë në varfëri relative, kurse 110.000 qytetarë jetojnë në varfëri apsolute me më pak se 40 denarë të ardhura në ditë e që pritet që të rritet numri i qytetarëve në këtë kategori, shkruan Zhurnal.

Në Maqedoni janë rreth 160 mij të papunë, shifër me tendenca rritëse duke marrë parasysh kufizimet e fundit që janë marrë nga ana e qeverisë si masa ndaj rritjes së infektimeve nga Covid 19. Rroga mesatare në Maqedoni në tremujorin e parë të vitit 2021 është 28. 727 denarë, ndërsa rroga minimale është 14.500 denarë, kurse shporta e ushqimit për një familje katër anëtarëshe është 33.742, që nënkupton se edhe dy rroga minimale nuk janë të mjaftueshme për të siguruar shportën më elemntare të ushqimeve.

Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në një masë shumë të madhe varet nga tatimi në konsum që sjellë si pasojë edhe çmime më të larta të ushqimeve në krahasim me vendet tjera, ku qytetarët e vendit tonë shpenzojmë rreth 37 % të të ardhurave të tyre mujore për ushqime që është një shifër shumë e lartë në krahasim me vendet tjera të rajonit dhe të Europës.

Qeveria duhet që të marrë masa të menjëhershme me qëllim pengimin e rritjes së çmimeve pasi një gjë e tillë po shkakton shumë pasoja në famijlet e qytetarëve të Maqedonisë e cila mund të na çojnë drejt një krize të brendëshmë sociale.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...