Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Qytetarët që u shëruan nga Covid, mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 1 qershor – Zhurnal.mk – Pandemia e Kovid-19 e cila kaploi tërë botën, ishte një goditje e rëndë për shoqërinë njerëzore, pasi ajo shkaktoi shumë të infektuar dhe viktima, fatmirësisht shumë nga të prekurit u shëruan, por virusi la pasoja te këto pacientë të cilët vazhdojnë që ti ndjejnë efektet edhe pas rikuperimit të plotë.

Ky virus shkaktoi mbi 170 milion të infektuar në të gjithë botën, në nivel global ajo shkatoi mbi 3.5 milion vdekje dhe rastet e shërimit llogariten në mbi 153 milion, por shifrat e të infektuarve, vdekjeve dhe të shëruarve vazhdojnë të rriten nga dita në dit, që tregon se virusi vazhdon që të jetë prezent në mesin tonë, shkruan Zhurnal.

Ajo e cila po shkakton shqetësim në qartet shkencore, por edhe në opininin publik është fakti se pas shërimit të pacienteve nga ky virus, një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë që edhe për një kohë të gjatë të ndjejnë pasojat që ka shkaktuar virusi në shëndetin e tyre.

Sipas disa studiuesve pasojat që le Kovid-19 tek pacientët me infektim të rëndë mund të zgjasin nga disa muaj, por te disa të tjerë kjo mund të zgjasë edhe me vite, e që ky fenomen njihet edhe si “Kovid afatgjatë” që tregon për rrezikshmërinë e lartë dhe pasojat që ajo mund të shkaktojë tek organizmi i njeriut.

Hulumtmi i ekspertëve kinez në revistën ndërkombëtare Lancet thekson se rreth 76 % e pacientëve të infektuar me Kovid-19 pas shërimit shfaqin simptoma të lodhjes, dhimbje të muskujve dhe çrregullim të gjumit, po ashtu ky hulumtim thekson se personat që kishin kaluar 6 muaj prej infektimit, kishin një rënie të antitrupave prej 58.5 % në krahasim me 96.2 % që ata kishin në fillim të infektimit, që tregon se këto persona janë të rrezikuar që përsëri të preken nga Kovid-19.

Zemra është organ i cili preket nga infektimi me Kovid-19, hulumtimet kanë treguar se te pacientët që e kanë kaluar virusin qoftë edhe ata që kanë pasur simptoma të lehta kanë dëmtim të muskulit të zemrës, që tregon se këto pacientë në të ardhmën mund të kenë probleme kardiovaskulare.

Kovid-19 është një virus që kryesisht godet mushkëritë, ku pneumonia është sëmudja e zakonshme që i prek këto pacientë edhe pas shërimit të plotë të tyre, ajo dëmton mushkëritë dhe ndikon që të infektuarit të kenë probleme afatgjata me frymëmarrjen.

Truri është një organ tjetër i cili i prek fuqishëm personat që kanë kaluar Kovid-19, ai mund të shkaktojë goditje në tru, krizë dhe sindromën Guillain-Barre – një gjendje e tillë shkakton paralizë të përkohshme, gjithashtu ajo rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të Parkinsonit dhe Alzhaimerit.

Pacientët e shëruar nga Kovid-19 mund të kenë problem me mpiksjen e gjakut, e që një gjë e tillë mund të sjellë atak kardiak dhe sulm në tru, ku shumë nga sëmundjet e zemrës që shkakton virusi besohet se vinë nga mpiksja e gjakut, gjithashtu mpiksja përfshinë mushkritë, këmbët, veshkat dhe mëlçinë, ajo mund të ndikoj në dobësimin e eneve të gjakut dhe të ndikojë në rrjedhjen e tyre e cila shkakton problem afatgjat në veshka dhe mëlçi, shkruan Zhurnal.

Kovid-19 ka shkaktuar probleme të ndryshme në shëndetin mendor, që përfshinë ankthin, depresionin, çrregullimin e stresit posttraumatik dhe çrregullime të tjera të lidhura me traumën dhe stresin, ajo gjithashtu ka shkaktuar efekte negative emocionale si ndjenja e izolimit social, papunësi, humbje ekonomike.

Egzistojnë edhe simptoma të tjera që shkaktohen nga Kovid-19, si humbja e flokëve e cila paraqitet tek 22 % e pacientëve, çrregullim të nuhatjes 11 %, rrahje të zemrës 9 %, dhimbje të kyçeve 9 %, ulje të oreksit 8 % dhe çrregullimi të shijes 7 %.

Duke parë pasojat shëndetsore dhe psiqike që po shkakton virusi, shtetet të ndryshme të botës kanë krijuar qendra rehabilituese me qëllim trajtimin e pacientëve që kanë kaluar Kovid-19, e që një gjë e tillë ka ndihmuar këto pacientë që të kalojnë traumat dhe shqetësimet shëndetësore që ata kanë.

Maqedonia e Veriut u godit fuqishëm nga Kovid-19, ku ajo regjistroi mbi 155 mijë raste infektimesh, 5400 viktima dhe më shumë se 148 mijë të shëruar, por për dallim nga vendet tjera të botës në vendin tonë nuk ka asnjë qendër për rehabilitimin e pacentëve të cilët e kanë kaluar virusin, e që kjo po sjellë pasoja direkte tek të gjithë ata të cilët kanë qenë të infektuar dhe kanë shumë nevojë për një ndihmë të tillë.

Kovid-19 pos faktit që shkaktoi shumë të vdekur, ajo po shkakton shumë pasoja edhe tek ata që e kanë kaluar atë, duke vështirsuar kthimin në gjendjen normale, por ajo që po e ndërlikon edhe më shumë situatën për këta pacientë në vendin tonë është mungesa e një qendre rehabilituese post-kovid i cili do të ju ndhmonte këtyre njerëzve në tejkalimin e të gjithë vështirësive që ka shkaktuar virusi. //Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Mickoski kërkon përgjegjësi nga pushteti për shkak të zjarreve

Z H

Angellov: Nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës

Z H

Dizeli për 3,5 denarë, benzina për 2 denarë/ Shtrenjtohen derivatet

Z H

Pjesëtarët e Armatës angazhohen në pikat më kritike në ballafaqimin me zjarret

Z H

Pesë milionë euro të tjera nga BERZH-I për përmirësim të efikasitetit energjetik nëpër shtëpi

Z H

Ditarët ngelin në histori, nga viti i ardhshëm notat do të shkruhen vetëm në kompjuter

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...