Analizë: Rezoluta e VMRO-së, zgjidhje apo komplikim për negociatat me Bullgarinë!?

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

 

Shkup, 8 korrik – Paralajmrimi I VMRO-DPMNE për sjelljen e një rezolute për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përmes së cilës do të përcaktoheshin vijat e kuqe në negociatat për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, e që kjo ka marrë mbështetjen e të gjithë partive politike maqedonase. Ndërkohë partitë shqiptare nuk kanë ende një qëndrim të definuar për këtë iniciativë, e që e gjithë kjo ka ndikuar në polarizimin e situatës politike në vend, dhe në të njejtën kohë ky hap I partisë opozitare mund të prish “qetësinë” etnike në vend dhe të vonojë proceset integruese të vendit.

VMRO është e njohur për qëndrimet e saja nacionaliste e cila nuk I ka fshehur që nga pavarsimi I vendit, e që në shumë raste ky nacionalizëm është bërë shkak i rritjes së tensioneve etnike, por edhe me shtetet fqinje, e që e gjithë kjo I ka kushtuar vendit tonë vite të humbura në procesin integrues, e që edhe kjo rezolutë mund të prodhojë efekte mjaft negative për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.

Disa nga pikat e rezolutës që ka paraqitur VMRO:                                           

Negociatat duhet të zhvillohen në një bazë të barabartë dhe parimore, me respektimin e duhur të së drejtës ndërkombëtare, pa asnjë kusht nga njëra anë ose nga ana tjetër, dhe me respektimin e dinjitetit të popullit maqedonas.

Të respektojë njohuritë, faktet e vërtetuara, teoritë e miratuara dhe hulumtimet empirike të studimeve bashkëkohore sllave të botës, gjuhësisë, historiografisë dhe së drejtës ndërkombëtare, sipas të cilave:

Gjuha maqedonase dhe larmia e saj dialektore kanë vazhdimësinë e tyre hapësinore dhe vazhdimësinë e tyre kohore.

Identiteti maqedonas e merr legjitimitetin e tij nga traditat, zakonet, kujtesa kolektive, mendësia, gjuha, ndërgjegjësimi i artikuluar i veçantisë etnokulturore, integriteti kolektiv, respektimi i institucioneve fetare tradicionale dhe tregimi i përkatësisë në një zonë të caktuar gjeografike.

Kjo rezolutë e VMRO erdhi si një përgjigje ndaj rezolutës që kishte miratuar Bullgaria kohë më parë për negociatat me Maqedonië e Veriut, e që tani në rast të miratimi të saj nga ana e Shkupit, do të vështirësonte edhe më shumë procesin e bisedimeve mes dy vendeve, dhe e gjithë kjo do të çonte në zvarritje të procesit integrues të vendit tonë dhe kjo do të ketë pasoja katastrofike për vendin tonë, pasi bllokimi I integrimeve për Shkupin do të thotë rritje të valës së nacionalizmit dhe përplasjeve etnike, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut edhe në vitin 2009 kishte një rezolutë e cila kishte një mbështetje të fuqishme, por që gjatë negociatave dhe marrëveshjes përfundimtare me Greqinë asnjë nga ato nuk u respektua, e që e gjithë kjo të bënë të mendosh se kjo është më shumë një propagandë për përfitime politike, se sa një instrumet I mirëfilltë përmes së cilës mund të arrihet një zgjidhje dhe në të njejtën kohë të mbrohet identiteti.

VMRO këtë rezolutë do ta paraqes në Kuvend me emrin e ri kushtetues që nënkupton me Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kjo është një shkelje e premtimit dhe zotimit se kjo parti asnjëherë nuk do ta pranoj emrin e  ri dhe me ardhjen në pushtet do ta shfuqizojë marrëveshjen e Prespës.

VMRO me anë të kësaj rezolute kërkon mbrojtjen e gjuhës maqedonase dhe për këtë ajo mbështetet në të drejtat dhe konventat ndërkombëtare, por në të njejtën kohë ajo ka bërë dhe vazhdon të bëjë fushatë agresive ndaj avancimit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, që është gjuha e etnitetit të dytë më të madh në vend, e që kohet e fundit ka paralajmruar padi ndaj kryeparlamentarit për shkakun e vetëm se ai në Parlamenti Evropian foli në gjuhën shqipe.

Mbështetja që dhanë të gjithë partitë maqedonase përfshirë edhe LSDM-në për këtë rezolutë dhe mungesa e konsultimeve apo darkordësimit me shqiptarët që janë edhe etnia e dytë më e madhe në vend e të cilët përbëjnë 25 % të popullatës, ka bërë që të krijohet një përshtypje se Maqedonia është një shtet mono-etnik në të cilën nuk jetojnë popuj të tjerë, pasi ata nuk konsultohen asnjëherë për çështje të cilët kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit.

Thirrja për mbështetje që bëri VMRO ndaj partive shqiptare të krijonë idenë se kjo parti na sheh si makinedi votash për rastet kur asaj I duhet për të mbrojtur gjuhën edhe identitetin e etnisë së vet, por kur është rasti I njejtë për etninë shqiptare, ata jo vetëm që nuk japin mbështetje, por I përdorin të gjitha mekanizmat për të bllokuar çdo avancim të përodirimit të gjuhës apo të drejtave të përgjithëshme.

Kjo rezolutë nuk po arrin një mbështetje të përgjithshme brenda vendit, e as brenda koalicionit qeverisës pasi ministri I Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, që në të njejtën kohë është edhe anëtar I Bashkimit Demokratik për Integrim theksoi se: “Kam frikë se me një rezolutë të tillë ne mund të kalojmë nga pozicioni shtetëror në pozicion etnik”, shkruan Zhurnal.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ende nuk kanë një qëndrim rreth rezolutës të propozuar nga VMRO, por sipas kësaj partie ata së shpejti pritet që të dalin me një qëndrim për këtë çështje.

Partitë shqiptare nuk duhet që të jenë indiferent apo të qëndorjnë në qoshe siç bënë në negociatat për Marrëveshjen e Prespës, ku ne si etnitet shtetëformues ishim vetëm spektatorë kur vendosej fati i Maqedonisë, e që ky ishte nje gabim I rëndë politik dhe diplomatik, pasi kjo neglizhencë zhveftësoi rëndësinë dhe fuqinë tonë në këtë shtet.

Shqiptarët duhet që të kenë një unitet dhe ti parashtrojnë qëndrimet e tyre, apo edhe të paraqesin një rezolutë së bashku me atë të VMRO dhe të kërkojnë mbështetjen e tyre për miratimin e saj, e që përmes së cilës do të avancoheshin të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pasi që ata kanë të drejtë të paraqesin rezolutë dhe të kërkojnë mbështejen e shqiptarëve të njejtën gje kemi të drejtë ta bëjme edhe ne, pasi në fund të fundit po kërkojme të njejtën gjë që po e  kërkojnë edhe partitë maqëdonase.

Kjo rezolutë me shumë gjasë do të miratohet, por që e njejta jo që sdo te zgjidhë asgjë, por ajo do të komplikojë edhe më shumë pozitat negociuese të Maqedonisë së Veriut, e që kjo brenda vendit do të shkaktojë polarizim politik si dhe etnik.//Zhurnal.mk

Related posts

Nikollovski: Nuk mund të ngasni veturë 50 mijë euro e të mos guxojë askush t’iu prekë

Z H

Katër zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More