Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, sinjal i mirë për rajonin

Shkup, 11 qershor -Tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Ballkani Perëndimorë, krijoi një zbraztirë e cila ju dha mundësi forcave të ndyshme te brendshme dhe të jashtme të kontestonin marrëveshjet përmes së cilave ishin zgjidhur disa nga kontestet që kishin pasur vendet e rajonit, dhe në të njëjtën kohë ky vakum i krijuar nxiti rritje e tensioneve, por qëndrimet e fundit të Presidentit Biden sinjalizuan për një rikthim të fuqishëm të Washingtonit në rajon.

Prezenca e SHBA-së në vendet e Ballkanit Perëndimorë është e hershme, por prezenca dhe roli i saj u intensifikua sidomos në vitet e 90 të shekullit XX, ku ajo luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe ishte aktori kryesor që ndihmoi dhënien fund të luftrave dhe sigurimin e paqes në rajon, dhe fal saj ajo ende po vazhdon në Gadishullin Ballkanik, shkruan Zhurnal.

Ndryshimi i administratave ka pasur një ndikim të fuqishëm në qasjen e amerikës në drejtim të Ballkanit Perëndimorë, e kjo u pa nën administratën Trump e cila ndjeki një politikë pasive në drejtim të rajonit, e që një gjë e tillë ndikoi që të riktheheshin tensionet dhe përplasjet në këtë pjesë që ndikoi që të rritet pasiguria, dhe kontestet mes shteteve. Ardhja në pushtet e Joe Biden, njohës i mir i Ballkanit, u prit me entuziazëm, pasi shpresohej që tani SHBA, do të kishin një vëmendje, interesim dhe angazhim më të madh për këtë rajon mjaft problematik.

Dërgimi nga SHBA i përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tregon se ata janë rikthyer fuqishëm në rajon, dhe përmes ti kërkon që të zgjidhin mosmarrëveshjet e vendeve të rajonit si dhe të pengoj çdo lloj nxitje e cila mund të shkaktoj tensionim dhe konfrontim mes popujve dhe shteteve të Gadishullit, e që një gjë e till mund të rrëzikoj stabilitetin jo vetëm të rajonit por edhe të të gjithë europës.

Procesi i dialogut i monitoruara nga BE- që ka filluar prej një kohe të gjatë nuk ka prodhuar ende dicka konkrete, dhe përfshirja e fuqishme e Palmerit në dialog, sjellë një dinamikë të re në këtë process, ku sipas fjalëve të tij që pasqurojn edhe qëndrimin e Ëashingtonit është se qëllimi përfundimtar i këti procesi të negociatave do të jetë njohja reciproke, dhe që me shumë gjasë një gjë e tillë mund të ndodhë brenda këti vitit, e që mund ti japë fund një kontesti të gjatë që këta dy vende kanë pasur mes vete, dhe njëkohësisht do të përforconte paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndmor, shkruan Zhurnal.

Brenda këtyre 30 viteve në Ballkanin Perëndimorë shtete kanë arritur një sër marrëveshje të cilat i kanë dhënë fund luftrave dhe konteteve që ata knë pasur mes veti, që ka ndihmuar që për një periudhë relativisht të gjatë Gadishulli të arrijë një paqe të qëndrueshëm, por që e njejta po rrezikohet nga qëndrimet dhe deklaratat e aktorëve të ndryshëm të cilët po synojnë të minojnë stabilitetin e saj.

Për të sigruar paqen dhe për t’iu kundërvënë këtyre rrymave presidneti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që parashikon ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, që ishte një goditje e fuqishme dhe një mesazh i qart ndaj të gjithë aktorëve rajonal dhe ndërkombëtar të cilët shynojnë që një mesazh i qartë ndaj të gjithë aktorëve rajonal dhe të huaj të cilët synojnë që për intereat e tyre politike, ekonomike apo edhe strtegjike të minojnë paqen Ballkanin Perëndimorë. Ky urdhër ndikoi që marrëveshjet e Dejtonit, Ohrit dhe Prespër të fitonin një imunitet ndaj të gjithë atyre që po kontestojnë ato dhe po kërkojnë anulimin apo edhe ndryshimine tyre, të cilët do ta rikthenin rajonin përsëri në një shesh betejash për popujt e saj, shkruan Zhurnal.

Urdhi i r ii Biden është një luftë e hapur ndaj korrupcioit në vendet e Ballkanit Perëndimorë, e cila është shëndrruar në një plagë të hapur për këto vended he të cilat në nj masë të madhe kanë minuar institucionet demokratike por edhe vet paqen dhe stabilitetin e këti rajoni. Kjo ishte një goditje e fuqishme për elitat e kurrupuara të këtyre shteteve të cila ishin imun ndaj çdo ndjekje ligjore, dhe që këto elita jo pak herë kanë përdorur nacionalizmin si një instrument për për të mbullar aferat e tyre korruptive, por që kanë ndikuar në rritjene tensioneve dhe përplasjeve etnike në rajon.

Këto veprim të SHBA-s në Ballkanin Perëndimorë, po tregojnë se ata janë rikthyer në rajon, dhe po synojnë që përmes prezencës së tyre të ndihmojë që shtetet e rajonit ti zgjidhin kontestet mes tyre, të mposhtin korrupcionin, të sigurojnë demokracinë, dhe të sigurojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit. /Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...