Analizë: Sa rrezikohemi nga masa të reja pas paraqitjes së llojit Delta Covid ?

Shkup, 15 korrik – Pandemia e Kovid-19 zhyti botën në kaos, pasi ajo shkaktoi miliona të vdekur dhe të infektuar, e me zbulimin e vaksinës u besua se do ta mposhtim këtë virus, por kjo nuk po ndodhë pasi me parqitjen e varintit “Delta” bota përsëri po shënon rritje të numrit të të infektuarve, e që kjo gjë po shkakton shqetësim në mbarë botën se kufizimet apo karantinimi mund të kthehet përsëri, shkruan Zhurnal.

 

Kovid-19 që për herë të parë u paraqit në Kinë, e që për një kohë të shpejtë u përpah në të gjithë botën, kjo e gjeti shoqërinë tonë të pa përgatiur për tu përballur me këtë virus të panjohur, e kjo gjë na kushtoi shumë viktima dhe pasoja tjera negative, që do të duhet shumë kohë që të rikuperojmë dëmet që ajo shkaktoi.

Zbulimi i vaksinave ishte një arritje e madhe e shoqërisë sonë, pasi përmes saj u shpresua se do ti jepej fund Kovid-19, e cila filloi që të prodhojë rezutatet pozitive, ndërsa ky ishte një lajm shumë pozitiv për të cilin bota kishte pritur një kohë të gjatë, pasi ajo do të na ndihmonte që të shpëtonim nga virusi dhe ti ktheheshim normalitetit. Ky gëzim nuk do të zgjaste shumë pasi u paraqit një variant i ri i cili përhapet më shpejtë e kjo ka bërë që shumë vende në botë ti rikthejnë masat kufizuese që kishin hequr disa kohë më parë.

Trende rritëse të infektimeve dhe vdekjeve janë vërejtur në të gjithë botën, por kjo rritje është intensifikuar javët e fundit, ku infektimet shënojnë rritje me 15 % dhe vdekjet me 3 % në nivel global. E gjithë kjo ka shkaktuar shqetësim shumë të madh, se mos nga vjeshtja infektimet do të rriten, e kjo do të sjellë rritjen e numrit të viktimave dhe rikthimin e masave shtërnguese, shkruan Zhurnal.

Të dhënat për numrin e të infekturave dhe të vdekurve në disa shtete të botës në javën e fundit:

ShtetetTë dhënat  javore për rastet e reja me Kovid-19Të dhënat javore për numrin e vdekjeve nga Kovid-19
SHBA+67 %+19 %
Britani e Madhe+28 %+42 %
Indonezi+45 %+43 %
Holanda+411 %-33 %
Turqi+17 %+1 %
Francë+81 %-13 %
Itali+75 %-26 %
Izrael+52 %+1 %
Gjermani+48%-19 %
Belgjik+103 %-46 %
Zvicra+80 %0 %

Këto të dhëna na tregojnë se këto shtete kanë regjistruar rritje të numrit të të infektuarve,e disa edhe rritje treshifrore, kurse sa i përket vdekjeve, disa prej tyre kanë shënuar rritje, kurse disa të tjerë edhe përkundër numrit të lartë të infektimeve, kanë pasur ulje të numrit të të vdekurve si pasojë e Kovid-19.

Të dhënat për disa nga shtete e rajonit për numrin e infektimeve dhe viktimave në javën e fundit:

ShtetetTë dhënat  javore për rastet e reja me Kovid-19Të dhënat javore për numrin e vdekjeve nga Kovid-19
Maqedoni e Veriut+74 %-50 %
Shqipëri+64 %0 %
Serbi+17 %-13 %
Greqi+97 %-4 %
Mali Zi+8 %-67 %
Bosnje dhe Hercegovina+37 %+1 %

Maqedonia e Veriut në javën e kaluar ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve, por gjëja pozitive ka të bëjë me faktin se numri i të vdekurve është ulur, kjo vlenë edhe për shtetet tjera, të cilët kanë shënuar rritje të infektimeve, por edhe ulje të fataliteteve, në përjashtim të Bosnjes që ka regjistruar edhe ritje të infektimeve edhe te viktimave, shkruan Zhurnal.

Ky trend është mjaftë shqetësues, pasi kjo në një mënyr po na paralajmron se në qoftë se vazhdojmë me këto shifra, gjasat janë shumë të mëdha që në nuajt e ardhshëm të kemi rikthim të masave kufizuese në pjesën më të madhe të shteteve të botës.

Për të mos ardhur situata për masa të reja kufizuese, ministri Filipçe dhe autoritetet shëndetësore vazhdimisht bëjnë thirrje për vaksinim masiv të qytetarëve, me qëllim që të jenë të mbrojtur nga çfarëdo infektimi. Edhe autoritetet shëndetësore botërore madje thonë se vetëm një dozë e vaksinave nuk mjafton për variantin Delta por duhet të meren patjetër dy doza. Ngelet të shohim në periudhën në vijim se sa do të ndihmojë vaksina me të vërtetë për t’u mos infektuar, duke patur parasysh që në Holandë, në një koncert ishin infektuar 1000 persona, të gjithë ose të vaksinuar ose me test negativ.

Varianti Delta siç thuhet, nuk është i rrezikshëm në fatalitet por vetëm se shpërndahet më lehtë. Por mjafton të kemi shumë të infektuar që të kthehen masat kufizuese, siç janë ora policore apo edhe mbajtja e obligueshme e maskave, prej të cilave shpëtuam para 1 muajve. Gjithsesi, qytetarët mjafton të respektojnë masat dhe mos të infektohen, dhe nëse kjo zbatohet me përpikshmëri, edhe virusi nuk ka se si të shpërndahet.//Zhurnal.mk

Related posts

Dimitrov në takimin joformal të ministrave për çështje evropiane

Z H

Mbledhje online mes Zaev, Rama dhe Vuçiç për një Ballkan më evropian

Z H

Në maj paga mesatare ka arritur 28.721 denarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More