Analizë/ Shqiptarët vendimtarë për atë se kush do ta fitojë Ohrin

Shkup, 4 tetor – Ohri do të jetë një nga komunat ku gara mes partive maqedonase LSDM dhe VMRO do të jetë shumë e ashpër, e gjithë kjo si pasojë e dalllimit të vogël që kanë ato mes vete, e që e gjithë kjo do të fusë lojë koalicionet me partitë shqiptare pasi ata do të jenë edhe përcaktuesit se cila nga këto parti do të triumfoj në këtë komunë.

Ndonëse shqiptarët sipas regjistrimit të vitit 2002 përbëjnë vetëm 5.31 % të popullsisë, ato janë vendimtarë në përcaktimin se cili nga kandidatët apo parti politike do të jetë fituesi në këtë komunë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, partitë shqiptare konkurruan me një list të përbashkët për këshilltarët komunal, të cilët morën 7.83 %, ndërsa PDSH konkuroi e vetme, shkruan Zhurnal.

Vlen të theksohet se Bashkimi Demokratik për Integrim kishte marrëveshje bashkpunimi me LSDM për mbështetjen e kandidatëve të njëri-tjetrit në komunat në të cilën ato kishin nevojë, ndërsa partitë tjera shqiptare nuk kishin ndonjë koalicion zyrtarë me ndonjë nga paritë maqedonase.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2017 në komunën e Ohrit:

LSDM54.7 %
VMRO40.15 %

Kështu në këto zgjedhje, që në raudnin e parë LSDM fitoi këtë komunë, por që fatkeqësisht kryetari i sapozgjedhur ndërroi jetë, e kjo bëri që Ohri në vitin 2019 të shkonte përsëri në zgjedhje.

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për komunën e Ohrit në vitin 2019:

LSDM54.36 %
VMRO41.68 %

Gjithashtu edhe në zgjedhjet e parakohshme lokale, përsëri LSDM doli si parti e parë në këtë komunë, e kjo i dha mundësi asaj që të vazhdonte me qeverisjen e Ohrit. Fuqia e partive në Ohër do të testohej edhe zgjedhjet e rradhës të vitit 2020, ku këto për dallim nga 2 cilket e mëhershme, prodhuan rezultat të ndryshëm.

Rezultaet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të korrikut të vitit 2020:

VMRO44.81 %
LSDM38.82 %
BDI5.55 %
ASH-AA1.27 %
PDSH0.63 %

Dallimi mes partive më të mëdha maqedonase në Ohër është shumë e vogël, në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017, në vititn 2020 kemi ndryshim të renditjes sa i përket partisë më të madhe në këtë komunë, ku VMRO nga parti opozitare ka dalur si më e fuqishmja por edhe kërkundër kësaj renditje fitorja e saj në zgjedhjet lokale nuk është aspak e sigurt.

E gjithë kjo po ndodhë si pasojë e koalcionit që kanë arritur partitë qeverisëse, të cilat përmes bashkpunimit të tyre po ndikojnë që rezultati përfundimtarë të jetë më i ndryshem nga ajo që partitë politike kanë si të vetme në Ohër, shkruan Zhurnal.

Kështu në zgjedhjet e vitit 2020, në Ohër kemi ndryshim pozicioni mes LSDM dhe VMRO, ku kjo e fundit tani nga pozita e dytë kaloi në ta parën si partia më e fuqishme në këtë komunë, e kjo paralajmroi se ky ndryshim do të reflektohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, shkruan Zhurnal.

Edhe pse VMRO renditet si partia e parë në Ohër me 5.99 % para partisë së dyta, pra LSDM-së, por situata ndryshon me hyrjen në lojë të koalicioneve, të cilët përmbysin rezultatet në këtë komunë. Në qoftë se llogarisim përqindjen e votave të koalicionit qeverisës LSDM-BDI ata sëbashku kanë 44.37 %, e kjo bënë që edhe përqindja sado e vogël e partnerit tjetër të koalicionit PDSH e cila ka vetëm 0.63 % merr një rëndësi të madhe pasi atyre u siguron 45 % të votave e që kjo nënkupton edhe vazdimin e qeverisjes me Ohrin.

Nëse llogarisim përqindjen e koalicionin VMRO-ASH-AAA atëherë ata sëbashku do të kishin 46.08 % të votave që do tu jepte atyre fitoren në këtë komunë, shkruan Zhurnal.

Ohri është një betejë koalicionesh, pasi ata janë përcaktuesit se cila nga prtitë më të mëdha në kampin politik maqedonase LSDM apo VMRO do të udhëheqin me Ohrin, por që 17 tetori do të nda tregojë se cili prej bashkëpunimeve ka qenë më frytdhënës.///Zhurnal.mk

Related posts

Joveski, Veli dhe Ruskoska në konferencën ndërkombëtare mbi të drejtat individuale dhe interesin publik

Z H

UT e shënoi 245-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve

R Zh

VMRO-DPMNE dorëzoi Rezolutën, në shkresë kanë përdorur emrin Maqedonia e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More