Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë

Analizë: Shteti është futur në borxhe të mëdha, por ende nuk e ka prekur “vijën e kuqe”

Zhurnal Ads

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 2 nëntor – Qerveria është futur në borxhe të thella, por ende nuk ka arritur limitin e paraparë nga institucionet financiare publike. Me kuartalin e parë të vitit 2020, borxhi publik ka arritur në 5.5 miliardë euro, ose 51.4 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor. Limiti i fundit për borxhin publik që mund ta përballojë Maqedonia e Veriut konsiderohet se mund të jetë 60 për qind, dhe për këtë arsye kjo shifër nuk duket shumë tragjike, edhe pse rritja e borxhit është shumë e dukshme. Kriza me virusin Covid 19 ka detyruar qeverinë që të mbajë gjallë ekonominë dhe për këtë arsye është futur në borxhe të reja, që do të duhet kohë e gjatë që ata të kthehen dhe ekonomia të kthehet në normalitet.

Mickoski akuzon Zaevin

Kryetari i  VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka ngritur çështjen e borxhit publik të qeverisë së Zaevit duke e akuzuar atë se ka hyrnë në borxh prej dy miliardë euro dhe nuk ka asnjë përfitim ekonomik.  Mickoski në postimin e tij ka përmendur artistët dhe punonjësit të kulturës, ekonomistët dhe pronarët e bizneseve të vogla dhe të mëdha, mjektët dhe punonjësit shëndetësor, punëtorët, të papunët, bujqit, profesorët, arsimtarët, studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, sindikatat dhe shoqatat, si persona që kanë të ardhura shumë të ulëta.

Borxhi publik arrin në 5.5 miliardë euro

Borxhi publik, i cili është si borxh i shtetit dhe ndërmarrjeve publike të shtetit apo komunave ka arritur në 51.4 për qind të Prodhimit Bruto apo pesë miliardë e 561 milion euro.

Sipas Strategjisë së re fiskale 2020-2022, pritet së pari rritje dhe pastaj edhe ulje graduale e borxhit publik. Në kushtet e rritjes së butë të borxhit të garantuar deri në vitin 2021 si rrjedhojë e implementimit të projekteve kryesisht të infrastrukturës rrugore me borxhe të garantuara nga shteti dhe uljes së tij deri në vitin 2022, pritet rritje e butë e borxhit publik në 52.3 për qind të PPB, në vitin 2020, pastaj ulje të tij në 50,8 për qind në vitin 2021 dhe në 49.1 për qind si pjesë e PBB-së në vitin 2022.

Në vitin 2020 dhe 2021 duhet të kthehen 1.2 miliardë borxhe të viteve 2013 dhe 2014 apo sivjet duhet të kthehen 700 milion euro, ndërsa vitin e ardhshëm duhet të kthehen 500 milion euro të eurobondit.

Analizat tregojnë se përkundër faktit se borxhi po fillon të stabilizohet, kompetentët paralajmërojnë se nevojitet më shumë kujdes me uljen graduale të tij në vitet e ardhshme. Balanci fiskal afatgjatë apo harxhimet më të madh se të hyrat në buxhet, duhet të zbuten me përshtatjet e arsyeshme për të gjitha harxhimet e obligueshme dhe me diskrecion. Me fjalë të tjera kërkohet më shumë kujdes për harxhimet që edhe e shpenzojmë më shumë buxhetin e shtetit si pensionet, ndihmat sociale, subvencionet për firmat dhe ato bujqësore e kështu me radhë.

Transferet, harxhimet për çështje sociale, si dhe ndihma shtetërore në mënyrë të konsiderueshme kontribuojnë për ngarkesën e tepërt dhe tej mase të borxhit përmes rritjes së deficitit që duhet më mirë të drejtohet,ndiqet dhe racionalzohet.

Nga atje shtojnë se rritja e borxhit publik në kushte të hapësirës së kufizuar fiskale kërkon adaptim edhe në anën e të hyrave, por edhe të dalave në buxhet. Mirëpo këto masa kërkojnë edhe politika të kombinuara që do të mbështeten nga konsenzusi politik. Kërkohet edhe shtrëngim i harxhimeve buxhetore si dhe shpenzime publike më efikase.

Hyrja në borxh nuk u mirëprit nga FMN-ja

Në periudhën 2008 deri në vitin 2016 kishte rritje të borxhit nga 20 në 39.9 për qind si pjesë e BPV-së, në tre vitet e fundit kishte stabilizim të borxhit publik që ka arritur në 40.7 për qind të BPV-së, përkundër faktit se në këtë borxh është llogaritur edhe borxhi jo i garantuar. Stabilizimi vjen si rrjedhojë e shtrëngimit të borxhit publik dhe financimit të serishëm të borxheve të vjetra me kamata shumë më të ulëta, duke i falënderuar rritjes së besimit nga ana e kreditorëve. Së fundmi, borxhi ka kërcyer shumë nga 40.7 për qind në 51.4 për qind, që nuk është tregues i mirë, duke pasur se nuk dihet edhe sa është rritur ky borxh pas parave të fundit të siguruara për mbajtjen gjallë të ekonomisë.

Stabilizimi i borxhit publik është i ndjeshëm edhe ndaj shkallës së rritjes ekonomike dhe shkallës së ndjeshme të kamatave. Në vitet e kaluara, hyrja e madhe në borxh nuk ishte mirëpritur as nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa analizat e ndryshme tregojnë se deficiti në buxhet apo dallimi midis të ardhurave më të vogla më buxhet dhe harxhimeve më të mëdha kanë shkaktuar edhe rritjen e borxhit publik. Janë kritikuar edhe harxhimet joproduktive si projekti “Shkupi 2014”, si dhe rritja e pensioneve më e lartë se lejon rritja ekonomike.

Borxhi publik mund të zvogëlohet nëse i kushtojmë një vëmendje më të madhe deficitit primar apo dallimit midis deficitit fiskal të vitit aktual dhe normës së interesit të paguar për huazimet e një viti më parë.

Stabilizimi i borxhit publik kërkon një deficit primar deri më 0.8 për qind si pjesë e Prodhimit të Brendshëm Bruto, apo në mesatare nga 0.5 për qind të PBB-së në periudhën e ardhshme. Nga ana tjetër të dhënat tregojnë se deficiti në periudhat e ardhshme planifikohet në mbi një për qind si pjesë e PBB-s.

Nevojiten projekte produktive

Kreatorët e politikave duhet të financojnë vetëm projekte produktive që kanë efekt të lartë multiplikativ apo të shumëllojshëm, duke eliminuar tërësisht harxhimet rrjedhëse joproduktive. Rritja e pagave në administratën publike, pensioneve dhe transfereve sociale duhet maksimalisht të harmonizohet me rritjen e ekonomisë.

Stabilizimi i ambientit afarist, juridik dhe institucional në mënyrë shtesë do të përmirësojë rejtingun kreditor. Kjo do të ul edhe riskun e shtetit dhe do të ul edhe kamatat për huazimet në të ardhmen.

Rritja e borxhit është e arsyeshme nëse financohen projektet kapitale që do të sjellin edhe kapacitete më konkurruese dhe më produktive të ekonomisë vendore, që në suaza afatgjate do të mundësojnë edhe kthimin më të lehtë të borxheve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zaev konfirmon bllokadën e parë nga Bullgaria: Morëm porosi jo miqësore

E.E.

Arrestohet një person në vendkalimin kufitarë “Bllacë”

T E

Xhaferi takim me ambasadoren suedeze: Për shkak virusit, Kuvendi po mendon alternativë tjetër të punës

E.E.

Partitë mirëpresin ndryshimet në kodin zgjedhor dhe listat e hapura

E.E.

Zvogëlohet numri i nxënësve në Strugë

T E

Artan Grubi në “Click Plus” flet për karrierën e tij, por si u njohë ai në Prishtinë dhe Tiranë, ndiqni videon!

B M
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...