Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Shteti shpërfillë pensionistët, asgjë nga rritja e pensioneve

Shkup, 10 qershor – Zhurnal.mk – Fushatat parazgjedhore në Maqedoni karakterizohen nga shumë premtime, të cilat synojnë që të tërheqin sa më shumë votues, disa nga premtimet ju dedikohen grupeve të caktuara shoqërore, siç janë pensionistet të cilëvë në zgjedhjet e fundit ju premtua rritja e tyre, por që ende nuk është bërë dicka konkrete në këtë drejtim.

Aktualisht Maqedonia e Veriut ka 325 mijë pensionist, dhe me tendencë rritje në vitet e ardhëshme, shifra që na tregojnë se kjo kategori ka një fuqi të madhe elektorale, e që mund të ndikoj fuqishëm në përcaktimin e partisë fituese, e ka shëndrruar atë në një interes të rëndësishëm për çdo parti që të angazhohet për të tërhequr mbështetjen e tyre. Në vendin tonë pensioni më i ulët shkon deri në 9800 denarë, kurse pensioni mesatar është 15.550 mijë denarë, që duke llogaritur shpenzimet mesatare për kokë banori në vend është një shifër shume e ulët, që pamundëson që kjo kategori ti plotësojë edhe nevojat më elementare, shkruan Zhurnal.

Në fushatën e fundit zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme të vitit 2020, partia qeverisëse LSDM, premtoi se ajo do të mbështesë këtë kategori të qytetarëve duke ua rritur pensionet, që kjo rritje do të shkojë deri në 21 %, gjithashtu ajo premtoi pension të parakohshëm përmes blerjes së stazhit.

Kanë kaluar thuajse një vit që nga koha e krijimit të qeverisë dhe ende nuk është bërë asgjë në drejtim të rritjes së pensioneve, edhe pse ajo ka qenë premtimi kryesor që kjo parti u ka dhënë pensionisteve, dhe me afrimin e zgjedhjeve lokale mndet që të njejtat fjalë të përdoren edhe tani për ti marrë votat e tyre. Rritja e fundit e pagave të tyre ka qënë në vitin 2020 që korenspondoi edhe me zgjedhjet e parakohëshme, dhe pensionistët duhet që të presin zgjedhje në mënyrë që tu rriten pagat.

Gjithashtu një premtim tjetër ka qenë mundësia e blerjes së stazhit, që nënkupton se personat të cilat për pak muaj apo vite nuk arrinë që ta plotësojnë kriterin e përcaktuar prej 15 viteve për të marrë pension, të njëjtët mund ta blejnë dhe në atë mënyrë atyre ju takon e drejta për pension, por e cila ende nuk është realizuar dhe më shumë se 60 mijë qytetar presin të përfitojnë nga kjo politik që është premtuar nga partia në pushtet.

Realizimin e këtij premtimi e vështirson edhe fakti se egziston një deficit shumë i madh në Fondin për Sigurim Pensional, pasi deri më tani ky fond ka siguruar rreth 60 % të fondeve për pagesat e pensioneve, kurse 40 % janë paguar nga buxheti i shtetit, ku në këtë vit priten që shpenzimet për pensione të shkojnë deri në 980 milion euro. Sipas Planit të ri Strategjik 2020 – 2022 të Fondit Shtetëror të për Sigurim Pensional dhe Invalidor deri në vitin 2022 numri i pensionistëve do të rritet me më shumë se 10 mijë që nënkupton se shpenzimet për pensione do të shkojë deri në 1 miliard e 20 milion eurove, që do të jetë një barrë e rëndë për shtetin pasi numri i i personave që paguajn kontribute pra të punësuar po ulët çdo vit e më shumë që shkakton përkeqësim edhe më të madh të deficitit në fond dhe buxhet.

Rritja e pensioneve mund të jetë një premtim i ardhshëm për zgjedhjet lokale, por që ata vërtet të rriten është një sfidë shumë e madhe, duke parë deficitin që ekzsiton në fond, dhe çdo rritje eventuale e tyre do ta rëndojë edhe më shumë buxhetin e shtetit, i cili po përballet me vështirësi të mëdha. //Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë për secilën komunë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim dhe më shumë aftësi

Dafina Vidishiqi

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...