Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Bota Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Si motivohen njerëzit anë e mbanë botës për t’u vaksinuar? Shpërblime deri 1 milion dollarë

Shkup, 19 korrik – Pandemia e Kovid-19 kaploi tërë botën, e kjo shkaktoi miliona të vdekur dhe të infektuar, e me zbulimin e vaksinave u shpresua se ky virus do të merrte fund, por me përhapjen e teorive të ndryshme për efektet e mundshme negative që mund të shkaktojnë ato, bëri që shumë njerëz të ndjehen të frikësuar e kjo ndikoi që ato të refuzojnë marrjen e vaksinave. Ky kundërshtim bërri që shumë shtete të krijojnë mekanzima të ndryshëm shpërblyes si një instrument për ti motivuar qytetarët e vet që të marrin dozat e nevojshme.

Për tu përballur me pandeminë, shtete të ndryshme hynë në garë me kohën për zbulimin sa më të shpejt të një vaksine i cili do ti jepte fund pandemisë, pasi zbulimi i saj nënkuptonte edhe shpëtimin e shumë jetëve dhe kthim sa më të shpejtë në normalitet. Kjo rezultoi me prodhimin e një sërë vaksinave të ndryshme nga disa shtete të botës, të cilët filluan vaksinimin e popullatës së saj, por edhe shpërndarjen e tyre në vendet tjera.

Me krijimin e vaksinave, u përhapen shumë teori konspirative për efektet anësore dhe dëmet që shkaktojnë ato, e që kjo shkaktoi frikë dhe panikë te njerëzit në të gjithë botën, e që e gjithë kjo ndikoi që shumë prej tyre të refuzojnë që të vaksinohen. Autoritett e shteteve të ndryshme të botës, bënë shumë përpjekje dhe deklarata dhe demonstrime publike për sigurinë e vaksinave, por që e gjithë kjo jo që pati një ndikim të madh në rritjen e nivelit të vaknisimit në nivel global.

Rritja e numrit të infektimeve, dhe refuzimi i qytetarëve për tu vaksinuar filluan që të krijionin shqetësime për mundësinë e rikthimit të situatës së vështirë pandemike që u përballë shoqëria njerëzore në fillesa e përhapjes së këtij virusi, e kjo ka bërë që autoritetet të vihen nën presion për të krijuar mekanzima përmes së cilës do ti bindin njerëzit që të vaksinohen. Një nga metodat që aktualisht po përdoret nga autoritetet shtetërore në vende të ndryshme është motivimi përmes ndihmës financiare, lehtësimeve të ndyshme apo edhe privilegjeve që do ti gëzojnë ato që kanë marrë dy dozat e vaksinave.

Shtetet e ndryshme në SHBA, kanë vendosur shpërblime të ndryshme për ata që vaksinohen, ku : Kalifornia njoftoi se 12 qytetarë të saj mund të jenë përfituesit e 50 mijë dollarëve nëse vaksinohen plotësisht, Ilinojsi do të ofrojë 50,000 bileta falas që vlersohen në 4 milion dollarë për banorët e saj të vaksinuar, Qyteti i Nju Jorkut ju ofron qytetarëve një sërë stimujsh për të bërë vaksinën, duke përfshirë bileta falas në Ishullin Liberty, një anëtarësim vjetor falas të Teatrit Publik ose një kartë dhuratë prej 25 $ në Tregjet Publike të NYC, bursa të plota për të studiuar në universitetine qytetit, West Virginia njerëzit e moshës 16 deri 35 vjeç që vaksinohen mund të marrin një bono kursimi prej 100 dollarë, Oregoni për banorët e saj mbi 18 vjeç do të ofrojë një shans për të fituar çmimin prej 1 milion dollarësh duke marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe një person nga secila prej 36 qarqeve të shtetit do të fitojë 10,000 dollarë.

Në Moskë, qytetarët që vaksinohen deri më 11 korrik hynë në garë për 5 makina me vlerë 1 milion rubla (13,900 dollarë) të cilët jepen çdo javë për ti stimuluar qytetarët e saj për të marrë vaksinat.

Banorët e Hong-Kongut të cilët vaksionohen plotësisht hynë në lojë për të fituar një apartament luksoz, bileta avioni, por egzstojnë edhe përfitime tjera si stimul për tu vaksinuar.

Në Gjermani personat e vaksinuar, përjashtohen nga testimi, nuk i nënshtrohen karantinimit, janë të përjashtuar nga kufizimi i numrit të personave që mblidhen si dhe përjashtohen nga kufizimi i lëvizjes.

Ndëshkimet ndaj personave që refuzojnë karantinimin

Shtetet kanë marrë masa të ndryshme për ti ndëshkuar qytetarët e saj të cilët shmangin apo refuzojnë vaksinimin, e që e gjithë kjo ka për qëllim që të rrisë numrin e personave që do të marrin dozat e nevojshme të vaksinave.

Kryeqyteti indonezian Xhakarta prezantoi gjoba deri në 5 milion rupi (350 dollarë) për njerëzit që shmangin vaksinimin.

Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i ndalojnë të pa vaksinuarit të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme publike si: aktivitete sportive, kulturore dhe artistike. Kazakistani po kufizon hyrjen në hapësirat publike të personave të pa vaksinuar si në bare, kinema dhe aeroporte.

Arabia Saudite ka njoftuar se do të ndalojë njerëzit të hyjnë në qendrat e saj tregtare nga gushti nëse nuk janë vaksinuar.

Maqedonia e Veriut ende nuk ka marrë asnjë masë për të ndëshkuar apo stimuluar qytetarët e saj për tu vaksinuar plotësisht, pasi në rast se vendi ynë don që ta rrisë numrin e të imunizuarve atëher ajo duhet të krijoj mekaniza adekuat për të arritur tek ky qëllim. E vetmja gjë që për momentin është lehtësuar për vaksinim, është vaksinimi pa termin ku qytetarët pa termine lirisht mund të orientohen në pikat për vaksinim dhe të marin dozën e nevojshme. Për momentin nuk ka masa apo shpërblime që ofron shteti për qytetarët që marin vaksinën.

Këto janë disa nga masat që kanë marrë qeveritë për të stimuluar vaksinimin, dhe në të njejtën kohë disa shtete kanë marrë edhe masa për të ndëshkuar ata që nuk po vaksinohen, e shumë shtete janë në shqyrtim të aplikimit të këtyre masave për të rritur numrine personave që marrin dy doza kundër Kovid-19.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...