Analizë: Strumica ndër qytetet me më së shumti objekte ilegale në Maqedoni të Veriut (statistika)

Shkup, 5 korrik – Menjëherë pas pavarsimit, industria e ndërtimit përjetoi një zhvillim shumë të madh, pasi në vendin tonë filloi që të investohet shumë për ngritjen e qendrave banuese apo edhe objekteve afariste, por që shumë nga këto ndërtimet ishin pa leje, e kjo “pandemi” e ilegalitetit është shtrirë në tërë territorin e vendit, që nënkupton se edhe Strumica si komunë nuk I ka shpëtuar asaj, pasi ky rajon regjistron shumë ndërtesa ilegale të cilat po shtohen nga dita në ditë.

 

Strumica shtrihet në pjesën Juglindore të Maqedonisë së Veriut, është qyteti i dhjetë më ë madh në vend dhe sipas regjistrimit të vitit 2002 ky qytet ka gjithësej 35.311 banorë, kurse maqedonasit janë përkatësia dominese etnike në këtë qytet me 90.84 %, e ndjekur nga turqit 7.48 si dhe egzistojnë etni të tjera, por në numra më të vogël, informon Zhurnal.

Si të gjithë qytetet dhe rajonet, edhe Strumica që nga pavarsimi I vendit përjetuan zhvillim të madh ekonomik dhe demografik, gjë që krijoi domosdoshmëri për ndërtimin e njësive të reja të banimit apo edhe ndërtesa afariste, por që edhe ajo përjetoi “fatin” e njëjtë me pjesën tjetër të territorit sa I përket ndëtimetve pa leje apo ilegale, e që po e ndjek atë për një periudhë rreth 30 vjeçare, dhe ka shumë pak dritë në fund të tunelit I cili do të jepte shpresë se kjo problematikë do të mund të zgjidhet.

Sipas të dhënave të Entit Statistikor të Maqedonisë së Veriut, në 10 vitete e fundit në rajonin e Strumicës ndërtimet pa leje kanë shënuar ulje dhe ngritje, por që këto të dhëna na tregojnë se ne këtë qytet vazhdon të ndërtohet në mënyrë ilegale, dhe e nejta është shëndrruar në një shqetësim të madh për qytetarët e këtij rajoni, por që të njejtat nuk po zgjidhen nga autoritetet përkatëse.

Sipas të dhënave të Entit Statistikor për vitin 2009 sa I përket ndërtimeve të pa ligjshme në tërë teritorrin e shtetit, rajoni I Strumicës për këtë vit regjistron 44 ndërtime ilegale, ndëras 16 nga totali kanë qenë ndërtesa, 19 kanë qenë shtim I objektit, 6 garazhe dhe 3 gardhe, e që kjo është një shifër e konsiderueshme duke marrë parasysh se kjo është një e dhënë që përfshin vetëm 1 vit.

Po sipas të dhënave të kësaj agjencie shtetërore, në vitin 2010 ky qytet regjistroi 50 ndërtime ilegale, nga të cilat 19 kanë qenë ndërtesa, 18 kanë qenë zgjerim të objektit, 5 garazhe, 6 gardhe dhe 2 terraca. Në këtë vit në krahasim me atë paraprak kemi rritje të ndërtimeve pa leje si dhe zgjerim të llojeve të ndërtimeve ilegale.

Për Strumicën 2011 është një vit shumë i mirë, pasi në këtë rajon sipas të dhënave të Entit për Statistika nuk është ndërtuar asgjë object ilegal, por që kjo “mrekulli” në vendin tonë shumë rrall përsëritet, informon Zhurnal.

Në vitin 2012, në Strumicë nuk u përsërit mrekullia e vitit 2011, pasi në këtë periudhë në këtë rajon u ndërtuan 51 njësi ilegale, nga të cilat 11 ishin njësi banimi, 17 ishin zgjerim objekti, ndryshime dhe adaptime, 10 ndërtesa biznesi, 5 gardhe, 4 tenda dhe 4 struktura ndihmëse. Ky ishte një vit që regjistroi më shumë ndërtime pa leje se sa që kishte në vitet paraardhëse si dhe u zgjerua gama e këtyre ndërtimeve.

Në vitin 2013, Strumica regjistroi 73 ndërtime pa leje, ku 10 ishin njësi banimi, 18 ishin zgjerim objekti, ndryshime dhe adaptime, 6 ndërtesa biznesi, 18 gardhe, 2 teraca, 4 tenda, 2 strukturat të përkohshme, 9 struktura ndihmëse, dhe sipas statistikave ky ishte një vit me shumë ndërtime ilege.

Sipas të dhënave të entit statistikor në vitin 2014 Strumica shënon rënie të ndërtimeve ilegale në krahasim me vitin 2013, ku në këtë vit u ndërtuan 46 ndërime pa leje, ku 6 ishin njësi banimi, 11 ishin zgjerim objekti, ndryshime dhe adaptime, 1 ishte ndërtesë biznesi, 1 ishe garazh, 14 ishin shkallë, 5 ishin tenda dhe 7 struktura ndihmëse.

Viti 2015 sipas të dhënave të Agjencisë për Statistika e gjen Strumicën me 57 ndërtime pa leje, ku 6 ishin njësi banimi, 15 ishin zgjerim objekti, ndryshime dhe adaptime, 3 ndërtesa biznesi, 2 garazha, 12 gardhe, 2 ishin shkallë, 5 ishin terraca verore, 12 ishin struktura ndihmëse.

Në vitin 2016 në Strumicë u ndërtuan 63 ndërime pa leje, që në krahasim me vitin 2015 kishim një rritje të lehtë të ndërtimeve iliegale, e që nga ky total 14 ishin njësi banimi, 13 ishin zgjerime, ndryshimedhe adaptime, 8 ishin ndërtesa biznesi, 2 garazha, 12 gardhe, 2 ishin terraca, 6 ishin, 2 struktura të përkohëshme dhe 4 struktura ndihmëse.

Në Strumicë vitit 2017 sipas të dhënave të agjencisë shtetërore kishte 53 ndërtime ilegale, nga të cilat 10 ishin njësi banimi, dhënon ulje të ndërtimeve ilegale në krahasim me vititn 2016, ku gjatë kësaj periudhe u ndërtuan 10 njësi ilegale, 20 ishin zgjerime, ndryshime dhe adaptime, 5 ndërtesa biznesi, 2 garazhe, 9 gardhe dhe 2 ishin struktura të përkohëshme, shkruan Zhurnal.

Viti 2018 shënon rritje të lehtë të ndërimeve pa leje në rajonin e Strumicës, ku në këtë kohë u konstatuan 56 ndërtime ilegale, ndërsa nga ky total 11 ishin njësi banimi, 12 ishin ishin zgjerime, ndryshime dhe adaptime , 7 ndërtesa biznesi, 1 garazh, 13 gardhe, 1 terracë, kishte 4 tenda dhe 7 struktura ndihmëse.

Në vititn 2019 kemi rrije të konsiderueshme të ndërtimeve pa leje në rajonin e Strumicës, ku gjatë kësaj periudhe u ndërtuan 73 ndërtime ilegale ku 9 ishin njësi banimi, 9 ishin ishin zgjerime, ndryshimedhe adaptime, 8 ndërtesa biznesi, 1 garazh, 13 gardhe, 5 terraca, 14 tenda, 1 ishte strukturë e përkohëshme dhe 13 struktura ndihmëse.

Sipas të dhënave të entit statistikor të Maqedonisë së Veriut, në vitin 2020 Strumica regjistron një rënie të lehtë në krahasim me vitin paraprak, e që në këtë periudhë u konstatuan 61 ndërtime pa leje, nga të cilat 5 ishin njësi banimi, 19 ishin ishin zgjerime objektesh, ndryshimedhe adaptime, 6 ndërtesa biznesi, 4 garazhe, 16 ishin gardhe, 1 terrac, dhe 1 terracë verore.

Këto të dhëna na tregojnë se edhe Strumica nuk ka qenë imune ngaj ilegalitetit të ndërtimeve, e që ato kanë përjetuar ulje dhe ngritje nga vitit në vit, por që të gjthë këto na argumentojnë se ky trend po vazhdon pavarsisht se kanë kaluar 30 vite nga pararsia dhe që gjatë kësaj kohe kanë ndryshuar shumë qeveri, por që të gjitha kanë dështuar që të krijojnë një strategji për ti dhënë fund kësaj problematike.//Zhurnal.mk

Related posts

Zaev në “Ekonomist”: Për ne nuk ka asnjë alternativë përveç BE-së

Z H

Arsim Idrizi do të jetë kandidat i koalicionit ASH-AAA për kryetar të komunës së Likovës

N E

Qyteti i Shkupit paralajmëron urë të re mes lagjeve Karposh 4 dhe Zllokuqan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com