Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Analizë: Të kuroheni apo të kujdeseni nga Covid 19, cila është më e pagueshme?

Shkup, 9 nëntor – Zhurnal.mk – Numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni, por edhe atyre të cilët përshkak komplikimeve nga e njejta kanë përfunduar në spital, në dy javët e fundit vazhdimisht po rritet, informon Zhurnal.

Dje në vendin tonë u regjistrua numër rekord i vdekjeve nga Covid 19, 26 persona për 24 orë.

Shumë më i madh është numri i atyre që po kurohen në shtëpi.

Sipas llogaritjeve tona, e në konsultim me mjekët amë, duke patur parasysh se kush i prodhon vitaminat të cilat shfrytëzohen për kurim, e për atë nëse antibiotikët blehen përmes fondit apo privatisht, ku është bërë testi për Covid, e sa zgjatë terapia, një qytetari të gjitha këto do t’i kushtonin nga 6000 deri në 10000 denarë.

Kjo shumë është vetëm për një person, ndërsa në shumë raste tjera është konfirmuar se nga një person infektohet e gjithë familja, e kështu harxhimet do të ishin më të larta.

E për këtë shkak, më shumë e pagueshme do të ishte për ju që të kujdeseni për shëndetin tuaj, të mbani maska, të mbani distancë dhe shpesh të lani duart.

Më e rëndësishme se të gjitha është shëndeti juaj dhe të afërmve tuaj. Gjithçka tjetër është sekondare.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...