Analizë / Visar Ganiu vetëm për një mandat, një sërë projektesh shumë të rëndësishme për banorët e Çairit

Shkup, 29 shtator – Visar Ganiu gjatë mandatit të tij të parë ka realizuar një sërë projektesh shumë të rëndësishmë për banorët e Çairit, të cilat kanë ndikuar shumë pozitivisht në përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe lehtësimin e jetesë së banorëve të kësaj komune.

 

Visar Ganiu në fushatën elektorale të vitit 2017, konkurroi me programin “KONTRATA” ku përmes së cilës premtonte zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve të banorëve të Çairit, e që e njejta u mirëprit shumë mirë nga qytetarët, dhe ai arriti që të triumfojë në këtë komunë, shkruan Zhurnal.

Mandati i tij i parë mund të llogaritet i suksesshëm, pasi ai ka realizuar një pjesë të konsiderueshme të zotimeve që ka bënë para qytetarëve të Çairit, kurse një pjesë që nuk janë realizuar janë në vazhdën e projekteve të tij të cilët me këmbëngulje të madhe ai synon të i realizon, dhe për implementimin e tyre sigurisht ka qenë e nevojshme edhe mbështetja e qeverisë, pasi ato ishin projekte të mëdha për të cilët një komunë është shumë e vështirë që e vetme ti financoj ato.

Një nga shqetësimet më të mëdha që kanë pasur banorët që jetojnë këtu ka qenë në lidhje me mungesën e vendimeve për të punësuarit në arsim, pasi një pjesë e madhe e tyre kanë qënë vetëm më kontratë pune, dhe pa vendime, e kjo gjë ndikonte negativisht edhe në procesin mësimorë, pasi arsimtarët nuk ishin të motivuar për të punuar. Visar Ganiu me ardhjen e tij në krye të Çairit ndau qindra vendime pune për arsimtarët të cilat tani kanë motiv dhe entuziazëm më të madh për punë.

Visar Ganiu siç kishte premtuar edhe gjatë fushatës zgjedhore i kushtoi një rëndësi shumë të madhe rinisë, këtë ai e realizo duke krijuar një qendër rinore të njohur si YCCC, e që është një nga komunat e pakta në Maqedoninë e Veriut që kanë bërë një gjë të tillë, shkruan Zhurnal.

Qentë endacak kanë qenë një shqetësim shumë i madh për banorët e kësaj komune, pasi ata paraqisnin një rrezik potencial pasi jo ka herë ka ndodhur që ata të sulmonin njerëzit duke ju shkaktuar lëndime serioze. Një nga premtimet e Visar Ganiut ishte që ta zgjidhë këtë problem, dhe gjatë mandatit të tij të parë ai ka bërë shumë për ta zgjidhur këtë çështje, ku me nënshkrimin e memorandumit së fundi, edhe ky shqetësim do të merr fund.

Çаrshia e Shkupit është më e vjetra në Ballkan , e cila është e mbrojtur nga UNESCO si një trashigimi kulturore, e cila çdo vit tërheq mijra turist nga Europa dhe shtetet tjera të botës. Kjo pasur kulturore është shumë e rëndësishmë për Çairin dhe tërë Maqedoninë e Veriut, e së cilës Visar Ganiu gjatë fushatës elektorale i kushtoi një vëmendje të veçant dhe premtoi investime për të përmirsuar gjendjen e saj. Kështu gjatë mandatit të tij të parë ai ka bërë rikonstruktimin e pllakave të Çarshisë si dhe renovimin e shitoreve që gjenden përgjat saj, duke ja shtuar edhe më shumë bukurinë dhe vlerën këti momunenti kulturor.

Gjatë qeverisjes së ti si i pari i Çairit ai i ka dhënë një rëndësi të madhe infrastrukturës rrugore, ku gjatë kësaj periudhe janë asfaltuar një sërë rrugica brenda lagjeve të komunës, asfaltimi i rrugës së “Pllastikave” është një nga shumë projektet që janë realizuar nga Visar Ganiu.

Në programin “Kontrata” ai premtoi ndërtimin e këndeve për fëmijët e kësaj komune, ku gjatë mandatit të parë ai ka ndërtuar 14 të tilla të cilat janë shumë të mirëpritura për fëmijët e Çairit, shkruan Zhurnal.

Rregullimi i tregut të “Bit Pazarit” ka qenë një nga kërkesat e kamotshme të tregtarëve të saj, pasi kushtet në të kanë qenë shumë të këqia për ta ushtruar veprimtarinë e tyre, por që rikonstruimi i saj për një kohë të gjatë u zvarrit me arsyetime të ndryshme. Me ardhjen në pushtet të Visar Ganiut brenda mandatit të parë ajo u rikonstruktua duke krijuar një ambient idela për tregtarët e saj.

“Kontrata” e Visar Ganiut një rëndësi shumë të madhe i ka kushtuar aktiviteteve sportive në Çairit, ku gjatë gjatë periudhës së qeverisjes së tij u ndërruan salla sportive në shkollën “Kongresi i Manastirit” dhe rikonstruimin e stadiumit të “KF Shkupi”, e këto investime do ti japin frymë të re sportit në këtë komunë, shkruan Zhurnal.

Këto janë vetëm disa nga premtime që ka realizuar Visar Ganiu në mandatin e tij të parë, e shumë të tjera që janë në proces të realizimit, e që e gjithë kjo tregon se ai ka mbajtur premtimin që u ka dhënë banorëve të Çairit.///Zhurnal.mk

Related posts

Gjevgjelia dhe Demir Kapia sot regjistruan 43 gradë celsius, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta

D V

VIDEO/ Shilegov ia dhuroi Ramës fanellën e Juventusit

D V

Vullnet Murseli shpalos programin për rindërtimin e teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More