Tani merret si e mirëqenë që Carlo Ancelotti do të largohet nga pozicioni i tij si trajner i Real Madridit në fund të sezonit.
Humbja ndaj Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit ka rritur edhe më shumë presionin ndaj italianit, i cili duket se do të angazhohet menjëherë pasi t’i jap fund aventurës në La Liga.
Ancelotti po ashtu mund të shkarkohet nga Real Madridi, por ka më shumë mundësi se ai do të largohet për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.
Por pavarësisht kësaj, Relevo ka raportuar se ai do të marrë një kompensim të konsiderueshëm financiar, me këtë urdhër që është dhënë nga presidenti i klubit Florentino Perez.
Ancelotti do të largohet nga Real Madridi me një vit të mbetur në kontratën e tij dhe sipas raportit, ai dotë marrë pagën e mbetur si kompensim.
Ai besohet se përfiton 11 milionë euro në sezon, kështu që kjo do të jetë shuma që do të marrë nga Perez kur të përfundojë koha e tij në klub.
Ancelotti dhe Perez do t’i japin fund marrëdhënies së tyre trajner-president në kushte të mira, me italianin që pritet të emërohet si ambassador i përjetshëm i klubit pas largimit të tij.
Kjo është diçka të cilën 65-vjeçari e ka dashur dhe kjo kërkesë e tij është pranuar.
Real Madridi do të shpresojë që ta përfundojë sezonin duke fituar La Ligan, por me një deficit prej katër pikësh ndaj Barcelonës, nuk do të jetë aspak e lehtë.