Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka paralajmëruar dyshen Kylian Mbappe dhe Endrick se ata kanë një detyrë për t’u ‘mos u dorëzuar kurrë’ në asnjë ndeshje për klubin.
Sulmuesi francez dhe ai brazilian iu bashkuan kampionit në fuqi të Spanjës dhe Evropës gjatë afatit kalimtar të verës.
Sidoqoftë, tekniku italian i ka kërkuar dy yjeve të tij që të japin maksimumin në çdo ndeshje.
“Real Madridi ka standarde shumë të larta sepse është klubi më i madh në botë. Ka lojtarët më të mëdhenj. Ju duhet të jeni në gjendje të sjellni kualitetin e tyre në shërbimet e klubit”.
“Këtë tentojmë ta bëjmë çdo vit. Këtë vit, lojtarët e rinj si Kylian dhe Endrick janë duke u adaptuar shumë mirë. Ne do të kemi një sezon të mirë duke konkurruar në të gjitha garat”.
“Të fitosh është e komplikuar, por detyra jonë është që të konkurrojmë në çdo ndeshje në këtë klub. Të mos dorëzohesh asnjëherë dhe të konkurrosh deri në fund. Këtë duhet ta bëni kur e vendosni këtë fanellë”, përfundoi italiani.