Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Ancelotti: Interi pretendent kryesor për titullin, Maldini ka bërë punë fantastike

Trajneri i Evertonit në Premier League, Carlo Ancelotti ka folur për ecurinë e skuadrave në kampionatin Italian, teksa nuk i ka kursyer elozhet për punën e bërë nga Conte te Interi dhe Maldini te Milani.

“Inter ka një shoqëri të fortë që ka investuar shumë dhe me një trajner si Conte në pankinë, janë gjithmonë pretendentë. Shoh një skuadër shumë të fortë në fushë, që pa Championsin do ta ketë edhe më të lehtë të synojë titullin. Nga ana tjetër Milani po bën mirë dhe kjo falë Maldinit, që me një buxhet minimal ka sjellë lojtarët e duhur te kuqezinjtë”, deklaroi Ancelotti.

Tekniku i “Toffees” ka folur edhe për emergjencën me të cilën po përballet Premier League, ku deri tani janë shtyrë tre ndeshje dhe nuk përjashtohet mundësia e një ndërprerjeje dy javore, duke qenë se të prekurit po shtohen nga dita në ditë.

“Është një moment i vështirë dhe të infektuarit nga Covid-19 po shtohen çdo ditë. Menduam se po bënim përparime dhe u hapën dyert përreth 2000 tifozë, por tani u kthyem sërish mbrapa. Ndoshta futbollistët kanë neglizhuar dhe janë treguar të pakujdesshëm gjatë festive të fundvitit, megjithatë shpresoj në normalizimin sa më shpejt të situatës”, tha trajneri Italian.

Postime të ngjashme

Pejani Shkëlqim Ademaj kundër Hamza Wandera

A.S.

Ziyech dhe Iheanacho golat e fitores i shënuan të dy në të njëjtën minutë dhe sekondë

Z H

Shkarkohet Jose Mourinho

Z H

Rashica nuk mjafton, Dortmundi mposht Werderin me poker golash!

Z H

Granit Xhaka po i impresionon të gjithë në pozitën e re te Arsenali, flasin statistikat

Z H

Getafe e ndal Real Madridin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...