Ancelotti tregon nëse do t’ia ndryshoj pozicionin Viniciusit shkaku i Mbappes

nga D V

Trajneri Carlo Ancelotti adresoi shqetësimet aktuale të Real Madridit përpara ndeshjes së tyre në La Liga me Osasuna, duke sqaruar qasjen e tij ndaj pozicionimit të Vinicius Jr dhe Kylian Mbappe.

Italiani theksoi se çështja kryesore e Real Madridit është te mbrojtja dhe jo te sulmi, teksa nuk përtoi të shpjegoj vendimet e tij në fushën e lojës.

“Nuk doja ta zhvendosja Vinicius nga vendi ku ai bën diferencën. Mbappe mund të luajë si sulmues, por nuk është ky problemi. Problemi ynë nuk është sulmi, por ai mbrojtës”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Po, Vinicius mund të luajë mirë si në krahë ashtu edhe në qendër, por nuk po planifikoj të ndryshoj pozicionin e tij. Sfida jonë është në mbrojtje, jo në sulm”.

Sa i përket Mbappes, Ancelotti shtoi se francezi përshtatet më mirë si sulmues.

“Kylian përshtatet mirë si sulmues, duke na lejuar fleksibilitet, por ne duhet të përmirësojmë mbrojtjen tonë për të stabilizuar lojën tonë”, përfundoi italiani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More