Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Andonov: Arsyet e përkeqësimit të perceptimit në gjyqësi së pari t’i kërkojmë brenda

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Pushteti gjyqësor në dekadën e kaluar është vazhdimisht në shënjestër, ndërsa çdo pushtet premton reforma dhe veting me qëllim të kthehet besimi në pushtetin e tretë të vendit. Kritikat e gazetarëve për transparencë të pushtetit gjyqësor arritën në krijimin e Këshillit gjyqësor- mediatik, punët kanë lëvizur nga pika e vdekur mes gazetarëve dhe gjykatësve, por ka ende punë që duhet të hekurosen për komunikim më të mirë dhe qasje deri te informacionet. Në brendinë e shtetit, raporti i pushtetit gjyqësor ndaj mediave është i larmishëm, por ka gjykata që megjithatë janë shembull. Gjykata Themelore në Shtip tashmë 15 vite është një nga gjykatat më transparente dhe llogaridhënës para publikut të cilën e ka imponuar gjykatësi Stojan Mihov i cili tani është në pension, por raportin e tij ndaj gazetarëve dhe opinionit e kanë vazhduar edhe gjykatësit e tjerë që janë emëruar për zëdhënës, Sashko Gjerogjiev, i cili tani është anëtar i Këshillit gjyqësor, Juliana Netkova dhe Katerina Milenkovska.

Për sfidat, ndarjen e drejtësisë në kohë të pandemisë, problemin me mungesën e gjykatësve, por edhe cilat janë zgjidhjet, Gjorgji Andonov, kryetar i Gjykatës Themelore- Shtip në intervistën për MIA-n thotë se në këtë funksion është qe një vit e gjashtë muaj, ndërsa më parë kas qenë pjesë e ekipit të gjykatësve në departamentin gjyqësor. Ai është 45 vjeçar dhe thekson se ka dallim të madh në punën e një gjykatësi dhe një kryetari të gjyqit me aktivitet të zgjeruar.

“Të gjithë e dimë se në vitet e fundit ka pasur më shumë procedura gjyqësore që kanë qenë në interes të opinionit dhe të gjithë ato procese kanë reflektuar në formimin e mendimit të qytetarëve në gjyqësor. Mendoj se ne duhet doemos dhe kjo bëhet që të jemi të hapur ndaj qytetarëve dhe ta tregojmë edhe anën tjetër të medaljes dhe të shohin se nuk është gjithçka e zezë në gjykatë dhe se edhe aty punohet dhe zgjidhjen një numër i madh i lëndëve, siç e dini vitin e kaluar në Gjykatën Themelore të Shtipit janë zgjidhur mbi 16.000 lëndë. Ky nuk është numër i vogël”, ka thënë Andonov.

Në pyetjen nëse në administratën gjyqësore ka mungesë të kuadrove ai tha se ky është një problem objektiv, si te gjykatësit ashtu edhe të shërbimi gjyqësor, ku ndjeshëm është ulur numri i nëpunësve gjyqësor në shtatë apo tetë vitet e fundit.

“Punohet në zgjidhjen e këtij problemi, miratohen punësime dhe herë- herë plotësohet shërbimi gjyqësor me nëpunës të rinj. Por realisht duhet shërbim më i madh gjyqësor”, thotë ai.

Në pyetjen se a nevojitet modernizim i gjyqësisë me qëllim që gjykatat të jenë më transparente ndaj qytetarëve ai me përgjigje se po dhe se intenca e gjyqësorit në këtë moment është të modernizohet, digjitalizohet dhe në këtë mënyrë të arrihet reforma esenciale në punën e gjykatave.

“E di se ka përpjekje dhe ka vullnet që të rrumbullakohet ai proces. Momentalisht jemi në fazën e ndryshimeve të më shumë ligjeve procesuese në pjesën e digjitalizimit dhe mundësinë për gjykime onlajn. Paralelisht me këtë vijojnë edhe proceset e furnizimit të pajisjes, pres deri në fund të vitit të kemi rezultate të dukshme në këtë pjesë”, ka thënë mes tjerash gjykatësi Andonov.

“E shpreh mirënjohjen time deri të të gjithë gjykatësit dhe administratën që në kushte të pandemisë kanë qenë në gjykata dhe kemi arritur të ruajmë shëndetin e të gjithëve. Në fillim kuptohet se ka ekzistuar një gjendje e shokut te të gjithë ne në shoqëri. Por me kalimin e kohës jemi adaptuar, unë si kryetar i gjykatës kam sjell edhe protokoll të veçantë për sjellje të palëve dhe të të punësuarve. Ato rregulla janë zbatuar në tërësi, është kujdesur për praktikimin e tyre dhe me atë organizim të punës kemi arrit të parandalojmë rrezikun e përhapjes më të gjerë të virusit”, thekson Andonov.

Postime të ngjashme

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

Filipçe: Nxënësit në shtator mund të kthehen në shkolla

Zekirija Haxhiu

Dy ditët e ardhshme i mbarë vendi në fazën e portokalltë

Zekirija Haxhiu

Gjenerali Uollters: Kontributi i Maqedonisë së Veriut në NATO me rëndësi vitale

Zekirija Haxhiu

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Pendarovski – Kodheli: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë negociatat me BE-në

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...