Andonovski: Baza për tranformim digjital është që institucionet të komunikojnë mes vete

nga D V

Shkup, 17 korrik – Nevojitet racionalizim i shpenzimeve, zhvillim mi udhërrëfyesit të qartë për digjitalizim të çdo institucioni, në suaza të standardeve të vendosura në nivel kombëtar, digjitalizim intensiv i të gjitha regjistrave dhe kyçja e tyre në rrethinën e vetme për shkëmbim të të dhënave, theksoi ministri për Tranformim digjital, Stefan Andonovski.

Theksoi se në nismën gjithpërfshirëse qeveritare “Smart Maqedoni”, parashikohet përpunim i IKT-strategjisë nacionale, që do të përfaqësojë ombrellë të të gjitha aktiviteteve qeveritare dhe do të jetë në pajtim me nismën për transformim digjital të Komisionit Evropian të titulluar “BE dekada digjitale” ose qëllime digjitale për vitin 2030, ndërsa do të jetë edhe “në linjën e angazhimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë”.

Në sesionin e tretë të Grupit punues 6 – Antikorrupsioni, me temë “Ndërtimi i infrastrukturës kohezive digjitale për zhvillim të financave të avancuara publike” që sot e mban Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-MK), ministri Andonovski theksoi se IKT-strategjia duhet të definojë qëllime, masa dhe aktivitete të qarta, në secilën nga katër fushat të grupuara konform kompasit digjital – ndërlidhje, aftësi ndigjitale, digjitalizim në shërbimeve qeveritare kyçe dhe digjitalizim i biznesit.

Kyçe për transformimin digjital, theksoi Andonovski, është që institucionet të komunikojnë me njëra-tjetrën përmes platformës kombëtare të ndërveprimit (platformë për shkëmbim elektronik të të dhënave ndërmjet institucioneve dhe për komunikim ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat dhe qytetarëve) e cila, siç tha ai edhe pse u vendos në vitin 2015, sot e përdorin vetëm 50 institucione. Kjo, sipas Andonovskit, është stagnim, por edhe rezultate më të këqija se një dekadë më parë, sepse, siç tha ai, stagnimi në këtë sferë do të thotë regres.

Nënvizoi se transparenca, lufta kundër korrupsionit dhe digjitalizimi janë prioritete të cilat janë mes vete të varura dhe për këtë shkak në periudhën e ardhshme, tha, duhet të punojmë në ndërlidhjen e Sistemit të vetëm të furnizimeve publike me regjistrin e të punësuarve në sektorin publik, Agjencinë për punësim, Drejtorinë për të ardhura publike, Kadastrën, Regjistrin qendror, regjistrin e popullatës dhe të gjitha sistemet tjera të domosdoshme“.

“Ideja është që ky sistem i vetëm automatikisht të idenifikojë, paraqesë dhe publikojë edhe konfikt interesi dhe rreziqe nga korrupsioni sidomos gjatë furnizimeve publike, theksoi ministri i Transformimit Digjital.

Ai apeloi edhe që të përdoren mundësitë e mëdha, të cilat për qytetarët dhe për kompanitë i ofron portali qeveritar për shërbime elektronike uslugi.gov.mk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More