Shkup, 6 janar – Zhurnal.mk – Ish kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov, në një intervistë për MKD.mk ka folur rreth situatës aktuale të vendit tonë, lidhur me eurointegrimet, informon Zhurnal.
Siç është shprehur Andov, nga pala maqedonase nuk ekziston gatishmëri për pranim të pozitës së nënçmimit dhe padrejtësisë në procedurën për anëtarësim të plotë të vendit në BE.
Siç shton ai, nga dita në ditë do të jetë më e qartë se cilat kanë qenë qëllimet e memorandumit dhe nëse ato qëllime janë kundër Maqedonisë së Veriut apo kundër integrimit të Ballkanit perëndimor në BE.
“Marrdhëniet e tanishme mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mund të definohen si të rënduara dhe të komplikuara. Tanimë nuk janë vetëm bilaterale, por edhe një problem i gjerë. Ato u bënë problem i vërtetë i Ballkanit perëndimor edhe në marrdhëniet e brendshme në BE. Në këto probleme nuk ka faj fare Maqedonia e V. Të gjitha këto probleme janë një pengesë e madhe që e pret rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Kështu, tani marrdhëniet mes vendit tonë dhe Bullgarisë, pa asnjë faj nga ana jonë, u bënë problem më i gjerë dhe më i komplikuar”, ka deklaruar Andov.
Sipas qëndrimeve të Andov, Maqedonia e Veriut që moti e ka përcaktuar orientimin e saj drejt BE-së dhe NATO-s, dhe atë nga viti 1993 kur Maqedonia u bë pjesë e OKB-së..//Zhurnal.mk