Maqedoni TOP LAJM

Andrasi: Kroacia është përgatitur vazhdimisht, pavarësisht bllokadave gjatë negociatave

Zhurnal Ads

Shkup, 21 shtator – Zhurnal.mk – Ambasadorja kroate në BE, Irena Andrasi, në një intervistë për MIA-n, shpjegoi se si vendi i saj ndërtoi një konsensus partiak gjatë negociatave të anëtarësimit në BE dhe cilat ishin pengesat më të vështira për vendin gjatë këtij procesi.

Ngjashëm me Maqedoninë e Veriut, Kroacia u përball me vonesa apo anulime të fillimit të negociatave me BE, në rastin e tyre për shkak të bashkëpunimit me gjykatën e Hagës.

“Negociatat filluan në tetor të vitit 2005, por situata jonë në atë kohë ishte specifike sepse ne prisnim të merrnim një mendim pozitiv për fillimin e negociatave në fillim të atij viti. Sidoqoftë, për shkak të çështjes së bashkëpunimit me gjykatën e Hagës, negociatat u shtynë dhe filluan gjashtë muaj më vonë sesa mendonim. Por kjo na dha një mundësi për të filluar përgatitjet për negociatat shumë herët dhe strukturat për negociatat të jenë gati me muaj më parë,” tha Andrasi për MIA-n.

Këtë kohë në Kroaci e përdorën për të bërë strukturën negociuese.

“Struktura për negociatat tona përfshinte një komitet kombëtar për anëtarësimin në BE i cili ndodhej në parlamentin kroat. Ai u themelua me qëllimin jo vetëm për të monitoruar negociatat dhe për të dhënë mendime, por edhe për të bashkuar të gjitha opsionet politike, përfaqësuesit e të gjitha grupeve politike. Ky organ doli nga një marrëveshje politike midis partisë së atëhershme në pushtet dhe opozitës në parlament për të negociuar anëtarësimin në BE me konsensus kombëtar, bazuar në një marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës.

Në të njëjtën kohë, opinionit iu dha akses në deklaratën kombëtare për negociatat me BE-në, e cila del nga ky komitet.

“Kjo është specifike për negociatave tona, që ne gjithmonë kemi pasur një situatë të tillë politike dhe i kemi bërë negociatat më efikase, dhe deklarata dhe struktura negociuese siguroi që në bisedime dhe në negociata të përfshiheshin edhe pozita edhe opozita. Përveç kësaj, kemi pasur përfaqësues nga akademia, nga organet e tjera, por edhe nga shoqëria civile, plus kur kemi pasur debate në parlament kemi pasur gjithmonë përfaqësues të shoqërisë civile të pranishëm. Kështu, ne në negociatat me BE-në, kemi përfshirë të gjithë faktorët në shoqëri, thotë ambasadorja kroate.

Sa i përket anëtarësimit në BE, thotë Andrasi, gjithmonë ka pasur diçka për të cilën nuk ka pasur mosmarrëveshje nëse duhet të shkohet në BE, natyrisht ka pasur dallime rreth asaj që duhet të arrihet përmes atyre negociatave, por nuk ka pasur diskutime që anëtarësimi është në interesin kombëtar.

Ajo për të cilën diskutohej tek ne ishte pyetja se cilat janë fushat me interes të veçantë. Sigurisht që është e vështirë të ecësh përpara, me 35 kapituj me të gjithë sektorët e përfshirë. Nga ana tjetër, ishte e nevojshme të shihet se si të përdoret procesi i negociatave për një tranzicion gjithëpërfshirës politik dhe ekonomik. Ne u përpoqëm të përdorim procesin e reformës në të gjithë sektorët. Ishte një kombinim i konsideratave ekonomike, të cilat ne duam të forcojmë, që ne do të duhet të përshtatemi me ekonominë e tregut, si dhe zhvillimin demokratik dhe shoqëror, këto ishin parimet, shpjegoi ambasadorja për MIA-n.

Fushat që ishin veçanërisht të vështira gjatë procesit të negociatave ishin peshkimi, ndërtimi i anijeve dhe, në përgjithësi, temat e tregut, si dhe bujqësia. Në këto tema, thyheshin shtizat midis rrymave më liberale dhe proteksioniste në peisazhin politik kroat.

Ajo shpjegon se si BE-ja donte të kufizonte lëvizjen e punëtorëve për një periudhë të caktuar, respektivisht shtatë vjet maksimum (tre plus tre plus dy), gjatë anëtarësimit të Kroacisë në BE.

“Në këtë situatë keni më liberalë dhe më pak liberalë. Për sa i përket mbrojtjes së vlerave kombëtare, ne gjithmonë kemi folur për ato specifika që ekzistojnë në sektorë të caktuar dhe ato që duam të ruajmë. Për shembull, mënyra e peshkimit. Ose një formë e caktuar e menaxhimit bujqësor. Ose për ndërtimin e anijeve. Këto ishin tema të vështira. Nuk do të thosha se kishte situata konfliktuoze, por kishte biseda të vështira. Pastaj kemi pasur konsulta me menaxhmentin e kantjerëve të ndërtimit të anijeve, me përfaqësuesit e peshkatarëve, bëhet fjalë për bisedime intensive për të arritur diçka në negociatat me BE që do të kënaqte interesin kombëtar”, thotë Andrasi.

Për çdo rast, tha ajo, si akademia ashtu edhe punëdhënësit dhe sindikatat bashkëpunuan në të gjitha mbledhjet e bordit dhe mund të ndikonin në negociatat se cili do të ishte pozicioni negociues, me idetë, konsideratat e tyre, etj

“Në të gjitha ekipet e ndryshme nga fusha të caktuara, ne gjithashtu kishim përfaqësues të shoqërisë civile. Në një rast lidhur me mjedisin ata patën mundësinë të ishin drejtpërdrejt në kontakt me Komisionin Evropian, për të bërë pyetje, për të diskutuar me ta, për të ndikuar në pozicionet e miratuara nga qeveria, ishte një mënyrë për të përfshirë opinionin në negociata.

Nëse ky është modeli më i mirë i negociatave mbetet një pyetje e hapur. Ambasadorja thotë se në vendet e tjera struktura ishte e ndryshme, por për Kroacinë një nga vlerat e shtuara të modelit të tyre është se ai mundësoi zhvillimin e sektorit të shoqërisë civile.

“Ka kolegë që mendojnë se duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera do të ishte më mirë të kishim një bord të veçantë, por këto janë struktura të ndryshme, modele të ndryshme, nuk ka asnjë model ideal. Ne u përpoqëm të ishim të tillë në mënyrë që të zhvillojmë shoqërinë civile, të zhvillohemi në drejtim të mbulimit të fushave me interes. Ne kishim një shoqëri civile që merrej me një grup temash për një kohë të gjatë, kjo ishte një mundësi për të mbuluar fusha të tjera dhe mendoj se u përdor mirë”, përkujton ambasadorja.

Por ajo këmbëngul se në asnjë rast procesi nuk është ngadalësuar ose vështirësuar nga kjo strukturë.

Kroacia, ashtu si Maqedonia e Veriut, u përball me një mosmarrëveshje bilaterale, në rastin e tyre një mosmarrëveshje kufiri, me Slloveninë gjatë negociatave të saj.

“Argumenti ynë ka qenë gjithmonë, dhe sot e kësaj dite është se, çështjet bilaterale të këtij lloji nuk duhet të ndikojnë në negociata. Në rastin tonë, meqë nuk mund ta zgjidhnim çështjen, kishim një situatë kur BE-ja ngadalësoi negociatat për shkak të një shteti anëtar. BE nuk kishte asnjë pozicion dhe për këtë arsye nuk kishte konsensus për të miratuar pozicionin negociues. Ishin përfshirë nga dhjetë deri në 14 kapituj, për një vit, një vit e gjysmë vonesë. Por në të njëjtën kohë ngadalësimi ka ndodhur në nivel informal, përsa i përket hapjes dhe mbylljes së kapitujve. Por në asnjë moment përgatitjet tona për anëtarësim nuk rreshtën”, thotë Andrasi.

Ajo shton: “Ne kemi punuar pavarësisht nga fakti që kapitujt nuk janë hapur dhe mbyllur, kemi punuar gjatë gjithë kohës në pjesën teknike në bashkëpunim me KE-në, brenda Kroacisë dhe kemi bërë gjithçka që kemi mundur, por kur çështja u zgjidh duke shkuar në arbitrazh, e gjithë ajo përpjekje u përdor dhe ne e kompensuam kohën e humbur. Asnjëherë nuk u dorëzuam. Ne nuk lejuam që vetëm sepse nuk mund të hapnim zyrtarisht një kapitull kjo të ndikonte në procesin tonë. Pra, nga njëra anë kishte një ngadalësim, por megjithatë ishte përfunduar një pjesë e mirë e punëve teknike ”

Kontesti me Slloveninë ka forcuar në një farë mase unitetin në nivelin politik, por gjithashtu ka shkaktuar një rënie të mbështetjes publike për BE-në, paralajmëroi Irena Andrasi.

“Njerëzit kishin një ndjenjë se e gjithë kjo nuk ishte korrekte, se nuk ishte e drejtë, atëherë mbështetja e opinionit publik ishte mjaft e ulët. Por e gjithë kjo në një farë mënyre ndikoi në dëshirën për të ecur përpara, në drejtim të forcimit të arritjes së një qëllimi kombëtar. Mbështetja u ul në momentin e bllokadës, por kur filluam të ecim përpara mbështetja filloi të rritet”, tha ambasadorja

Postime të ngjashme

Xheladin Murati: Po vijnë ditë të zeza për arsimin

T E

Deskoska: Nuk dua të mbajë maskë, por e respektojë ligjin dhe mbajë maskë

XH,I

Apasiev ngrit padi penale kundër Mersiha Smailoviq

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...