Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Anësorit nuk i durohet, vrapon për të marrë autografin e Haland

Erling Haland është duke mbledhur fansa çdo ditë e më shumë. Me aftësitë që tregon në fushë, kushdo do të magjepsej, madje edhe kur bëhet fjala për një arbitër anësor.

Pikërisht, në mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kampionëve mes Mançester Siti dhe Dortmund të fituar nga anglezët me rezultatin 2-1, anësori i sfidës u bë protagonist.

Jo me vendimet e tij në fushë, por për faktin se me të mbaruar ndeshja, vrapoi për në dhomat e zhveshjes për të marrë autografin e Haland.

Një sjellje e rrallë kjo për një arbitër, megjithatë nuk i rezistoi tundimit kur kishte përballë norvegjezin, i cili nga ana e tij e kënaqi “fansin” duke i dhuruar me mirësjellje autografin edhe pse nuk ishte shumë i lumtur pasi ekipi i tij doli i humbur nga fusha.

Postime të ngjashme

Raiola kërkon 1 milion funte në javë për Haalandin

Z H

Ibra karton të kuq, por Milani thyen Parmën

Z H

Barcelona shpreson se nuk do të jetë “El Classico” e fundit për Messin

Z H

“Hysaj do të transferohet te një klub që luan në Champions League”

Z H

Tifozët nuk mund të besojnë se si Lacazette nuk arriti të shënonte i vetëm përball portierit

Z H

Xhaka i frustruar: “Largojë atë mu* topi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...