Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Aneta Simeska Dimoska emërohet u.d. drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut

Shkup, 18 maj – Qeveria sot në seancë me propozim të Komisionit për emërime e emëroi Aneta Simeska Dimoska për u.d. drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, organ në përbërje të Ministrisë së Ekonomisë.

Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë informojnë se Aneta Simeska Dimoska është inxhiniere e diplomuar dhe teknologe dhe magjistre e Administratës së Biznesit me specializim për rishikimin komercial të raporteve financiare në kushte të zbatimit të teknologjive informatike. Ka përvojë pune 28-vjeçare, prej të cilave 19 vjet si inspektore shtetërore e tregut ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2020 ishte deputete në Kuvend.

Simeska-Dimoska vjen në vendin e Stojko Paunoski, i cili u shkarkua nga Qeveria më 27 prill 2021, për shkak, siç kumtoi Qeveria atëherë, sjelljes joprofesionale.

Shkarkimi i Paunovskit pasoi pasi publikisht tha se nuk mund t’i marrë në ISHT 32 të punësuar përmes programit K-5 që ia caktoi Qeveria, por vetëm ata të cilët kanë arsim përkatës.

Postime të ngjashme

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

PDSH nesër mban Kuvendin e degës në Tetovë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...