Anëtarë të degës së Kërçovës rreshtohen me Arben Fetain (FOTO)

nga Redaksia
Getting your Trinity Audio player ready...

Shkup, 19 maj – Duke analizuar situatën e re politike pas vendimit të paargumentuar i cili devijon nga fryma politike e Aleancës për Shqiptarët, shumica e anëtarëve të degës dhe të Kuvendit Qëndror të ASH-së kanë vendosur që të rreshtohen me Arben Fetain.

Ja vendimi më poshtë:

Duke pasur parasysh sistemin proporcional zgjedhor i cili favorizon partitë e mëdha, për hir të faktorizimit të votës shqiptare dhe në respekt të mobilizimit të diasporës vendosim që në zgjedhjet e ardhshme lokale të garojmë me listë të përbashkët në kuadër të VLEN-it.

Dega ASH-së Kërçovë vazhdon t’i qëndrojë besnike dhe e vendosur parimeve, zotimeve dhe obligimeve të marra nga ASh-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare vazhdon në rrugën e Arbërit dhe distancohet nga qëndrimet konfuze të kryetarit që janë të kundërta me parimet e premtuara nga vetë ai.

I ftojmë të gjithë anëtarët, funksionarët, deputetët dhe simpatizantët e ASh-së që me vendosmëri, besim dhe guxim, të vazhdojnë rrugën e Arbërit dhe t’u dalin për zot obligimeve e premtimeve të marra nga votuesit në zgjedhjet e fundit parlamentare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More