Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Tahiri: Trendi i votimit në Komisione tregon se i kemi 2/3 të votave në Asamblenë Parlamentare

nga D V

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ku sot do të jetë në rend dite të Asamblesë Parlamentare të KiE-së.

Tahiri në një postim në Facebook bën të ditur se në të dy takimet në Komiteteve, në atë për Barazi dhe mosdiskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërmuese janë në anën tonë.

“Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin për, 2 kundër dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota për dhe 3 kundër. Ky trend i votimit tregon saktë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm. Për pak do të kemi edhe një betejë atë të mos votimit të 16 amendamenteve, shumica të iniciuara nga Delegacioni Serb.

Gjatë diskutimeve theksova se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet. Këtë e kanë thënë tashme Juristët Eminent dhe te tri raportueset. Anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Është WIN-WIN, fitore e të gjithëve”, shkruan Tahiri.

Me anëtarësimin e Kosovës fitojnë të gjithëNë të dy takimet në Komiteteve, në atë për Barazi dhe Mos diskriminim dhe…

Posted by Besnik Tahiri on Tuesday 16 April 2024

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More