Shkup, 6 shtator – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë ngjitjes në malin Bistra sot theksoi se motoja e turës malore është “Ne jemi NATO’ dhe është dëshmi se asgjë s’është e paarritshme dhe dhe se nëse je i përgatitur dhe i vendosur mund ta arrish qëllimin.
Ministrja për të shënuar pavarësinë e Maqedonisë së Veriut më 8 shtator, organizoi turë malore ku krahas ministres ishin edhe përfaqësues të korit diplomatik, Komanda e SEEBRIG dhe atashetë e akredituara në vend.
Shekerinska theksoi se këtë vit për herë të parë festohet pavarësia si anëtar i NATO-s. Ministrja foli edhe për përfitimet nga anëtarësimi në NATO.