Agjencia Zhurnal.mk

Anëtarët e këshillave zgjedhor do të marin 100% kompensim më të lartë

Shkup, 7 gusht – Zhurnal.mk – Në seancën e sotme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njëzëri solli vendim që një qind për qind të rriten kompensimet e anëtarëve të këshillave zgjedhor, për 20 për qind anëtarëve të Komisioneve zgjedhore komunale, ndërsa punonjësit shëndetësorë që morën pjesë në procesin zgjedhor të marrin nga 6000 denarë.

“Ne propozuam ta ndryshojmë Rregulloren tonë të cilën e miratuam në shkurt, për shkak të situatës së re me afatet e shkurtra që u përballëm me disa vonesa në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por edhe situatën me kovid e cila ka mundur të ndikojë seriozisht në shëndetin para së gjithave të votuesve, ndërsa duke e marrë parasysh që bëhet fjalë për anëtarë të organeve zgjedhore që morën pjesë në zhvillimin e zgjedhjeve”, deklaroi anëtarja e KSHZ-së, Elizabeta Postolovska.

Ajo tha se ata ranë dakord njëzëri se kompensimi i anëtarëve të këshillave zgjedhor duhet të rritet me njëqind për qind pasi ata ishin të ekspozuar drejtpërdrejt në kontakt me votuesit dhe ishin në rrezikun më të madh për shëndetin e tyre.

“Ne gjithashtu e kemi rritur kompensimin për 20 për qind të anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale për organizimin dhe zbatimin e suksesshëm. Do t’i përmend edhe punonjësit shëndetësore, ata që nuk hoqën dorë të jenë anëtarë të këshillave të veçanta zgjedhore, të cilët ishin të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre sociale dhe humanitare dhe për këtë arsye e zhvilluan me sukses votimin e njerëzve të izoluar dhe të pamundur dhe për këtë arsye në Rregulloren tonë ne parashikuam që kompensimi i tyre të jetë i njëjtë për të gjithë 6,000 denarë, gjegjësisht në shumën e kompensimit më të madh që do ta marrë kryetari i një organi zgjedhor”, theksoi Postolovska.

Ajo theksoi se shumat nuk janë kompensim për punën e bërë, por një kompensim real për secilin pjesëmarrës në procesin zgjedhor brenda detyrimeve dhe kompetencave të tij, të cilat ai i ka bërë me sukses dhe në mënyrë profesionale konform me aspektet e vështira shëndetësore.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski theksoi se shumat e përcaktuara nuk devijojnë nga kufiri i buxhetit, duke pasur parasysh që fondet janë kursyer nga ato të parashikuara për votimin e diasporës si dhe për furnizimet publike.

Ai theksoi edhe një herë se problemi teknik që lindi natën kur u shpallën rezultatet e zgjedhjeve nuk ndikoi në asnjë mënyrë në rezultatet e zgjedhjeve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...