Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor gjatë javës do ta kontrollojnë punën e Gjykatës Supreme

Shkup, 6 tetor, zhurnal.mk – Tre anëtarë të Këshillit Gjyqësor të kryesuar nga kryetari Kiro Zdravev të enjten do të shkojnë në Gjykatën supreme për të inspektuar punën e gjykatës më të lartë, ndërsa do të kontrollojnë edhe lëndët që ngritën shumë pluhur në opnion, gjegjësisht pse disa vendime të caktuara priteshin me muaj. Nëse, faji është te Gjykata Supreme apo ndoshta për raste të caktuara është pritur kohë të gjatë mendim nga Prokuroria republikane? Zdravev tha për Alsat se vizita në Gjykatën Supreme ishte planifikuar që në fillim të vitit.

“Vizita e Gjykatës Supreme është pjesë e planit të veprimit për vizitat e punës nëpër gjykata për këtë vit. Vizita nuk ka të bëjë me pastrimin e paralajmëruar të gjyqësorit- tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Sipas planit, grupi i punës në Supreme do të kontrollojë disa të dhëna.

Këshilli Gjyqësor

“Qasje lidhur me respektimin e afateve ligjore për marrjen, publikimin dhe hartimin e vendimeve, konstatimin e ndonjë ngecje të mundshme në punën e gjyqtarëve, si dhe arsyen e ngecjes, cila është situata me lëndët e vjetra në gjykatë, si dhe ngarkesa e punës së gjyqtarëve sipas orarit për punë”

Ushtrues detyre kryetar i Gjykatës supreme është gjyqtari Faik Arsllani. Ai në këtë pozitë është tash një vit. Ai zëvendësoi Jovo Vangellovskin. Arsllani pasi erdhi në këtë pozitë tha se në sirtar ka gjetur dhjetëra lëndë që nuk janë proceduar. Për këtë është informuar edhe Prokuroria e cila para shtatë muajve informoi se është hapur lëndë dhe informuan se në Gjykatën supreme janë duke u kryer kontrolle.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...