Anëtarët e PDK-së të pikëlluar për vdekjen e babait të Thaçit

nga Redaksia

Prishtinë, 16 mars – Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë shprehur të pikëlluar për vdekjen e babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Enver Hoxhaj është shprehur se ai ishte një burrë atdhetar, që i dha Kosovës gjithçka dhe u shpreh se ia dha Kosovës edhe djalin e vet.

“Një burrë atdhetar, një burrë që i dha Kosovës gjithçka – ia dha Kosovës edhe djalin e vet, Presidentin tonë – Hashim Thaçin! Të pushoftë shpirti në paqe baca Haxhi”, shkroi Hoxhaj.

Edhe deputetja Blerta Deliu përmes një postimi në Facebook shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit

“Lamtumirë, baca Haxhi!  Ngushëllimet e mia më të sinqerta Presidentit Hashim Thaçi dhe gjithë familjes Thaçi. Humbja e prindit është dhimbje e pazëvendësueshme, por kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë”, shkroi ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More