Agjencia Zhurnal.mk.

Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, emrat që ikin e vijnë

Komisioni i Drejtimit të Punimeve për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka publikuar rezultatet pas numërimit të votave.

Lista fituese e Keshillit Kombetar

Kandidatja përballë Bashës për kreun e PD-së, Edith Harxhi nuk rezulton fituese.

Ndërkaq në listë janë emra të të tjerë si ish ministri Aldo Bumçi, gazetari Agim Baçi, sportisti Andi Lila, ish kryepolici Asllan Dogjani, Jemin Gjana, ish kryepolici Ahmet Prençi.

Po ashtu pjesë e listës janë spikerja televizive Oriela Nebijaj, djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olladashi, si dhe artisti Robert Budina.

Një prej kritikuesve të kreut të PD, Lulzim Basha, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Arben Ristani, ka mbetur jashtë të gjitha strukturave demokrate.

Më herët ai e cilëson Kuvendin e djeshëm të PD-së, si një fshehja nga e vërteta të lidershipit demokrat.

Ristani tha sot se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten, duke fshehur të vërtetën.

“Drejtuesit e PD zhvilluan dje “Kuvendin”, për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajën dhe përgjegjshmërinë, për të analizuar veten. Fshehja nga e vërteta me metodën e Strucit, nuk do i çojë larg. Vendi ka nevoje ulëritëse për opozite të vërtete dhe alternative të besueshme”, tha sot Ristani.

Related posts

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

D V

Deputeti i opozitës shkon me çadër plazhi në Kuvend, kundërpërgjigje simbolike për Xhaçkën

D V

Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy