Agjencia Zhurnal.mk

Angazhim maksimal nga komuna e Sarajit për investime në shkolla

Saraj, 12 nëntor – Nga sot ka nisur instalimi i nxehjes qendrore në shkollën fillore “Ibe Palikuqa” në vendbanimin Laskarc të komunës së Sarajit. Projekti për instalimin e nxemjes qendrore në këtë shkollë është financuar nga komuna e Sarajit dhe Byroja për zhvillim rajonal dhe gjithsej ka kushtuar 1.025.925, kështu bëjnë të ditur nga kjo komunë.

Shkollën “Ibe Palikuqa” në fshatin Laskarc sot e ka vizituar sekretari i komunës Sefi Shabani së bashku me përgjegjësit e njësisë për arsim ku nga afër kanë inspektuar se si rrjedh procesi i instalimit të nxehjes qendrore.

Me instalimin e nxehjes qendrore në shkollën fillore ” Ibe Palikuqa” mund të themi se të gjitha shkollat nëpër vendbanime tash kanë të instaluar ngrohjen qendrore.

Këtë vit është punuar paralelisht në të gjitha shkollat gjithashtu planifikohet në të ardhmen intenzivisht të punohet për të krijuar kushte më të mira për nxënësit e vendbanimeve tona, theksojnë mes tjerave nga komuna e Sarajit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...