Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Angela Martini: Nuk ka asgjë të keqe të jesh homoseksual, është diçka e bukur

Bukuroshja e njohur shqiptare, Angela Martini, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet e ndryshme profesionale.

Së fundmi, Martini u dha mundësinë fansave të saj në Instagram që t’i tregojnë diçka që dëshirojnë asaj në InsatStory.

“Më tregoni një sekret”, kishte shkruar ajo, teksa një prej fansave shqiptarë kishte ndarë me të faktin se është homoseksual.

“Jam homoseksual, je njeriu i parë që po të tregoj, ndjenjë e çuditshme por e parealizueshme në Shqipëri”, i ka shkruar fansi Angelës.

Ndërkohë që me një përgjigje motivuese, modelja shkodrane ia ka kthyer: “Nuk ka asgjë të keqe të jesh homoseksual. Është diçka e bukur, dashuria është dashuri e duhet të jesh krenar”.

Por ajo nuk ndaloi këtu, pasi Angela Martini gjeti mënyrën për t’i dhënë motiv edhe një fansi/e tjetër, që shkroi anonimisht në profilin e saj, se “dëshira për të krijuar familje i kishte shkuar poshtë”.

“Ndoshta ti nuk e gjete personin e duhur ende, ose do të thotë që ti ke një destinim ndryshe”, shkroi Martini në përgjigjen e saj.

Model;ja shqiptare shquhet për lidhjen e afërt që ka për fansat, duke u munduar gjithnjë t’i motivojë dhe inspirojë ata.

Postime të ngjashme

Veliaj konferencë me Dua Lipa: Mirënjohës për këdo na mbështeti pas tërmetit, falënderimet më të mëdha për ata që na u bashkuan me nisma humanitare konkrete

D V

“Ma la seen”, Andi dhe Arta realizojnë dëshirën e mbetur peng që në mbrëmje të maturës!

D V

Ronela Hajati shfaqet në formë të mirë nga pushimet

D V

‘Përpara Kosova, paç fat’ – Rita Ora shpërndan parakalimin e ekipit tonë në Tokio

D V

Dua Lipa publikon fotografi nga vizita në Tiranë: Jam e nderuar që ndodhem këtu

D V

Me bikini dhe fustan që i thekson linjat, Keisi Medini josh me dukjen e saj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...