Agjencia Zhurnal.mk

Angela Martini: Shpresoj që libri im të prek shpirtrat tuaj!

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, para disa ditëve ka promovuar librin e parë të titulluar “Dashuri, shpresë, dritë”.Angela ka falënderuar të gjithë ata që e kanë vizituan në panairin e librit në Tiranë.“Dua të falënderoj të gjithë ata që më vizituan në panairin e librit në Tiranë, Shqipëri. Unë isha shumë e lumtur dhe e nderuar që dhashë shumë autografe dhe që mora kaq shumë vëmendje dhe vlerësim për librin tim të parë! Ju të gjithë më keni bërë të lumtur dhe shpresoj që libri im të prek shpirtrat tuaj! Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Angela Martini në rrjetin social Instagram

Angela pak ditë më parë ishte e ftuar në një emision në Shqipëri, ku foli më shumë rreth këtij libri. Ajo tregoi për sakrificat dhe sekretin që e kishte mbajtur për disa vite vetëm që babai i saj të mos e lëndonte nënën e saj. A

ngela ka treguar se kur ishte 10 vjeçare keqtrajtohej nga njerka e saj. Për muaj të tërë nuk e ka lejuar të flasë as me nënën e saj deri në momentin kur nëna shkon në Zvicër që ta takojë të bijën pas shumë kohe.

“Më përqafonte, më puthte e më thoshte se tash do të jetosh me mamin, por unë nuk guxoja t’i them se isha e kërcënuar nga babai se nëse unë jetoj me të atëherë ai do ta lëndojë atë, kështu i thash që nuk dua të jetojë me të por me babain”, ka thënë modelja shqiptare Angela Martini. Derisa shtoi se babai i saj nuk është në dijeni për keqtrajtimet që Angelës ia ka bërë njerka e saj dhe thotë se gjithçka do ta kuptoj kur ta lexon librin. Tash ajo është mirënjohëse ndaj jetës dhe nënës së saj. Ajo e adhuron atë për guximin dhe ndjehet mirë që tani nëna e saj është e lumtur me bashkëshortin zviceran.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...