Angela Merkel arrin në Tiranë, takon Ramën dhe Kurtin (LIVE)

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur në Aeroportin e Rinasit. Më pas në masa të rrepta sigurie dhe një eskortë dedikuar vizitës së kancelares është nisur drejt Pallatit të Brigadave.

 

Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave.

Merkel do të zhvillojë një vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjes e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Policia ka bërë me dije një ditë më parë se do të jenë të bllokuara disa segmente rrugore, për motive sigurie nga ora 09:00-13:00.

Do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Programi i vizitës së kacelares Angela Merkel:
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park 

LIVE/ Kancelarja Merkel në Tiranë

LIVE/ Kancelarja Merkel në TiranëNdiqni kanalin e Youtube, duke klikuar këtu: https://youtu.be/ohmDcpzdJcM

Posted by Ora News on Tuesday, September 14, 2021

Related posts

Pandemia në Shqipëri/ gjatë dimrit 2020-2021, të rinjtë grupmosha më e infektuar

D V

Mbërrijnë rreth 32 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

D V

Yuri Kim: Investimet po rriten, korrupsioni po luftohet në Shqipëri

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More