Angela Merkel: Duhet të vazhdojë dialogun me talebanët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë dialogun me talebanët për të mbrojtur të arriturat në 20 vitet e fundit në Afganistan.Merkel foli në parlament lidhur me operacionet e Gjermanisë për evakuimet në Afganistan.

 

“Duhet të vazhdojë dialogu me talebanët për të mbrojtur të arriturat në 20 vitet e fundit në Afganistan. Kjo është një çështje që komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë me talebanët”, tha Merkel.

Duke mbrojtur idenë e saj se Afganistani mbart rrezikun të bëhet sërish një vend që ushqen terrorizmin, Merkel theksoi se është e vështirë të pranohet e vërteta e talebanëve në Afganistan por se janë të detyruar të punojnë me këtë të vërtetë.

“Duhet të mbështesim njerëzit në nevojë në Afganistan dhe refugjatët në vendet fqinje”, tha Merkel e cila shtoi se për këtë çështje ka biseduar me presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Ndër të tjera kancelarja Merkel bëri të ditur se do të vazhdojnë operacionet e evakuimit nga Afganistani për sa kohë është e mundshme dhe se kanë ndarë 600 milionë euro për refugjatët./AA/

Related posts

Koreja e Veriut refuzon vaksinat

N E

Kompanitē më të mëdha të botës do të marrin pjesë në panairin e tregtisë së shërbimeve të Kinës 2021

R Zh

Nga nëntori SHBA-ja lehtëson masat për udhëtime nga jashtë, pasagjerët duhet të plotësojnë dy kushte të rëndësishme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com