Angela Merkel viziton Shqipërinë me 14 Shtator

Kancelarja Angela Mekel do të mbërrijë në Shqipëri më 14 Shtator në një vizitë disa orëshe. Qëllimi i vizitës lidhet me dhënien një shtyse të re të procesit të Berlinit nisur në vitin 2014. Krahas kryeministrit Edi Rama, në Tiranë Merkel do të ulet në të njëjtën tryezë edhe me udhëheqësit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të cilët kanë përqafur këtë proces, që ka si qëllim lehtësimin e bashkëpunimit rajonal në mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Vizioni kësaj iniciative bazohet në të ndihmuarin dhe përmbushjen e kritereve për të u anëtarësuar në Bashkimit Evropian. Komponenti më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit dhe energjisë.

 

Samitet e mbajtura në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali ndihmuan në vendosjen e komunikimit ndërmjet liderëve të Ballkanit, si dhe në dizajnimin e disa projekteve infrastrukturore. Projektet e miratuara për secilin nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor financohen pjesërisht nga mekanizmat e BE-së dhe pjesërisht nga vetë këto shtete.

Related posts

Mashtrimi kompjuterik me vlerë 4 milionë euro, zbardhet skema

D V

Prezantimi i programit qeverisës dhe votimi i kabinetit, Kuvendi mblidhet nesër në seancë

D V

Ambasada amerikane në Tiranë i bën thirrje Rusisë: Lirojeni menjëherë Alexei Navalnyn

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More