Agjencia Zhurnal.mk

Angelina Jolie mendon se është e pamundur të jesh prind i përkryer

Ylli i filmave “Maleficent”, Angelina Jolie, i ka gjashtë fëmijë, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët, Knox dhe Vivienne, me ish-bashkëshortin Brad Pitt, dhe së fundmi ka deklaruar se rritja e fëmijëve gjatë kësaj pandemie të vazhdueshme të koronavurist, ia ka mësuar se është e pamundur të jesh prind i përkryer dhe t’iu përgjigjesh të gjitha nevojave të tyre.

“Tani, në mes të kësaj pandemie globale, mendoj për të gjitha nënat dhe baballarët që po qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre. Shpresoj se po i bëjnë të gjitha gjërat në mënyrën e duhur, iu përgjigjen nevojave të tyre elementare dhe po qëndrojnë të qetë dhe të sigurt. Një gjë që më ka ndihmuar mua në këtë periudhë, është se e kam kuptuar se është e pamundur të jesh një prind i përkryer,” citohet të ketë thënë aktorja e famshme.

Jolie gjithashtu insiston se fëmijët nuk duan që prindërit e tyre të jenë ‘perfekt’, përderisa mund të tregohen të sinqertë për gabimet e tyre, transmeton Koha.

“Është kënaqësi ta zbulosh se fëmijët nuk të duan të përkryer. Thjeshtë duan të jesh e sinqertë dhe të japësh maksimumin tënd. Ata të duan pa kushte dhe duan të të ndihmojnë, kështu në fund të ditës, gjithçka ka të bëjë me raportin që e ke ndërtuar me ta. Në njëfarë mënyre, ju rriteni bashkë me fëmijët tuaj,” ka përfunduar Jolie.

Ylli 44-vjeçar i Hollywoodit, gjithashtu e ka kujtuar kohën kur e kishte ndërmarrë vendimin për tu bërë nënë, me ta adoptuar djalin e parë Maddox nga Cambodia, në vitin 2002. Jolie ka deklaruar se nuk e ka pasur të vështirë ta lërë paksa anash karrierën si aktore, dhe t’ia dedikoj jetën fëmijëve të saj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...