Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Angelina Jolie shfrytëzon pandeminë, shkruan libër për të drejtat e njeriut

Angelina Jolie përdori periudhën e karantinës për të qenë produktive.

Përveç promovimit të filmit të ri dhe pjesëmarrjes në aksione të shumta humanitare, aktorja po punon edhe për një libër të ri, shkruan InStyle.

Organizata për të drejtat e njeriut, “Amnesty International” ka njoftuar se Jolie ka bashkëpunuar me ta në një libër të ri që do të botohet në shtator të vitit 2021.

Një libër i quajtur “Njihni të Drejtat tuaja (dhe Kërkoji Ato)” duhet t’i ndihmojë të rinjtë të kuptojnë të drejtat e tyre themelore të njeriut.

“Sot kemi të rinj të angazhuar dhe të gatshëm për të luftuar. Por shumë luftojnë me dezinformimin e të rriturve, mungesën e vetëdijes për të drejtat e tyre dhe mungesën e njohurive se si të përdorin specifikat e të drejtave të tyre, duke i zbatuar ato në vendet, në të cilat jetojnë. Ne duhet t’u japim atyre mjete për të forcuar betejat dhe fuqizimin e tyre”, tha Jolie.

Libri është, sipas Amnesty International, një vizion që të gjithë të rinjtë e njohin dhe mund të kërkojnë të drejtat e tyre, pa marrë parasysh kush janë ata ose ku jetojnë.

Postime të ngjashme

Hiti i ri nga Maili, rep artist shumë modern

T E

Publikon fotografitë e para pas lindjes, Elita Rudi zbulon portretin e vajzës Bota

S.B.

Rita Ora zëvendësohet në jurinë e “The Masked Dancer”

S.B.

Heidi Klum e lejon vajzën të bëhet modele pasi ajo ia kishte kërkuar me vite këtë

S.B.

Bebe Rexha publikon pamje “të rrezikshme” nga klipi i ri

S.B.

Arbenita Ismajli shkëlqen në fotografitë e radhës teksa pozon me barkun e rrumbullakosur

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...