Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Angellov: Bullgaria nuk mund t’i ndryshoj pozicionet e saja

Zhurnal Ads

Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – Bullgaria nuk mund ti ndryshoj pozicionet e saja sepse ka Deklaratë të Kuvendit dhe vendim të Qeverisë. Ajo që bisedohet brenda BE-së është problem i Unionit dhe problem i Brukselit, dhe jo problem i jonë këtu.

Kështu deklaroi ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni Angell Angellov i pyetur nëse Bullgaria do të ndryshoj pozicionet lidhur me kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Angellov iu shmang edhe pyetjes rreth vetos eventuale për konferencën ndërqeveritare në rast se historianët e të dyja vendeve nuk arrijnë marrëveshje rreth çështjeve të hapura.

Ai me këtë rast tha se takimi i sotëm është fokusuar në procesin e Berlinit.

“Ne tani jemi të fokusuar që të përfundojmë procesin e Berlinit dhe ti dëshmojmë gjithë Evropës se mundemi bashkërisht të kryejmë diçka me sukses”, tha ambasadori bullgar, Angell Angellov.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dështon takimi i komisionit historik RMV-Bullgari

T E

Kushtetuesja: Anulimi i faljes së Ivanovit është ligjore dhe kushtetuese

E.E.

Nxënësit kërkojnë mësim me prezencë fizike

E.E.

Osmani sot para deputetëve do të referojë për politikë të jashtme

Z H

Edhe 30 ditë të tjera paraburgim për vëllezërit Useini

Z H

Masat anti-Covid, votohet në Kuvend nevoja e ndryshimeve ligjore

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...