Shkup, 15 prill – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov nga fshati Sellcë i Tetovës njofton se dy helikopterë policorë kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit të madh në Malin Sharr.
Sipas Angellovit, avionët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk mund të shfrytëzohen për shkak të problemit me pilotët.
“Zjarri i nisur katër ditë më parë në Malin Sharr në atarin e fshatit Sellcë është ende aktiv për përmasat e rënda që ka marrë. Gjatë ditës së sotme angazhuam një helikopter të dytë të policisë”, tha Angellov.
Angellov tha se zjarri është largë nga shtëpitë e fshatit.
Angellov njofton se linja e zjarrit është e gjerë, më shumë se një kilometër dhe për fat të keq nuk kemi asnjë “Er-traktor” nga DMSH-ja për shkak të problemit me pilotët.
Vlerësojmë se, shton ai, gjatë pasdites do ta vëmë nën kontroll zjarrin.