Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Angellov: Optimist që negociatat midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhbllokohen së shpejti

Shtip, 10 shkurt – Ambasadori bullgar në vend Angel Angelov është optimist se negociatat midis Shkupit dhe Sofjes do të zhbllokohen së shpejti dhe beson se të dy vendet duhet të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.

“Jam optimist dhe duhet të vazhdojmë të punojmë në drejtimin në të cilim flet edhe i dërguari i posaçëm i Qeverisë së Republikës të Maqedonisë të Veriut, zotëri Buçovski, për të rivendosur besimin me hapa të vegjël, ndërsa kur ta kthejmë besimin, do ta gjejmë edhe formulën me të cilën do të ecim para. Me hapa të vegjël, do ta përsëris edhe një herë. Ne punojmë shumë afër me zotëri Buçkovskin. E dini që ai ka qenë në Bullgari disa herë, u takua me ministren Zaharieva dhe ne po përpiqemi të ecim përpara me hapa të vegjël për të rifituar besimin. Kur ta kthejmë besimin, do të ketë përparim”, tha Angelov.

Ambasadori theksoi se sinjealet të cilat i jep Qeveria bullgare janë të zvogëlohen emocionet nga të dy palët, dhe siç tha, të dy vendet të hyjnë në një dialog pragmatik, i cili do ta anulojë edhe gjuhën e urejtjes. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Nënshkruhen 12 marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë dhe Kosovën

Z H

Shaqiri: Kyçja në platformën e interoperabilitetit është domosdoshmëri për secilin institucion

Z H

KSL: Në vend që të thoni se administratorët janë të korruptuar, rrituani pagat atyre

Z H

“Mini Shengeni” nga nesër edhe më e fortë, forcohet bashkëpunimi mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë

Z H

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...